Qëndroi në mes të detit për 24 ditë, 47-vjeçari shpëtoi duke ngrënë ketchup

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë 47-vjeçar kaloi 24 ditë i vetëm në detin e Karaibeve dhe arriti të mbijetojë duke ngrënë ketchup.

Elvis Francois u gjet 120 milje detare në veriperëndim të Puerto Bolivar, Kolumbi, kur një aeroplan vuri re fjalën “ndihmë” të skalitur në varkën e tij, tha marina kolumbiane.

“Nuk kisha ushqim. Kisha një shishe ketchup, hudhër pluhur dhe perime të përgatitura, kështu që i përzieja me pak ujë”, tha 47-vjeçari.

Francois tha se ai po bënte riparime në varkën e tij pranë ishullit të Shën Martinit në dhjetor, kur kushtet e këqija të motit e morën atë në det.

Ai tha se nuk kishte aftësi detare dhe nuk ishte në gjendje të manovronte varkën e tij për tu kthyer sërish në breg, dhe mbeti në det.

“Njëzet e katër ditë pa asnjë për të folur. Nuk e dija çfarë të bëja, nuk e dija se ku isha. Ishte e vështirë”, përshkroi ai. “Në një moment humba shpresat. Po mendoja për familjen time”.

Pasi u shpëtua, ai u dërgua në portin e Kartagjenës, ku mori kujdes mjekësor dhe më pas iu dorëzua autoriteteve të emigracionit për riatdhesim, sipas CNN.

Të fundit

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari...

1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Në vitin 1912, katër shtetet ballkanike — Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi — formuan Lidhjen Ballkanike me qëllim të përbashkët: t’i nxirrnin...

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump dhe publikuar nga Senati amerikan....

Protesta në Beograd/ Përleshje mes policisë dhe protestuesve, reagon Vuçiç

Qindra mijëra qytetarë e studentë protestuan në Beograd të shtunën, në protestën me të cilën kanë vendosur ultimatum për zgjedhje të reja në Serbi...

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim është...

Lajme të tjera

Web TV