“Audio-përgjimi i 21 janarit” Prokuroria e Tiranës nis verifikimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka reaguar në lidhje me audiopërgjimin e publikuar për 21 janarin, ku 4 protestues humbën jetën në oborrin para Kryeministrisë gjatë tubimit të zhvilluar në vitin 2011.

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Tiranës bën me dije se do të nisin verifikime, ndërsa sqaron se verifikimet do të futen në dosjen e hetimeve të rihapur në 2021.

Njoftimi: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është duke kryer veprimet hetimore në lidhje me procedimin penal Nr.285 i vitit 2011, (i rifilluar), aktet e të cilit bëjnë fjalë për ngjarjen e ndodhur më datën 21.01.2011, gjatë së cilës kanë gjetur vdekjen shtetasit Z.V, F.M, A.N dhe H.D.

Në datën 18.04.2012, është vendosur ndarja nga procedimi penal dhe dërgimi për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i çështjes së numërtuar 285/21, të viti 2012, i materialeve për të pandehurit N.P akuzuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, parashikuar nga neni 79 gërma “ë” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasit F.M dhe të pandehurit A.Ll, akuzuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer kundër dy ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasve H.D e Z.V, si dhe plagosjen e shtetasve F.M, E.B dhe S.G.

Ndërkohë që, u vazhduan hetimet në kuadër të procedimit penal nr.285 të vitit 2011, me qëllim për të përcaktuar se cili është personi që kishte vrarë shtetasin A. N dhe plagosur shtetasit A. D, I.Q dhe I.P.

Në funksion të hetimeve të zhvilluara nga ana e policisë gjyqësore u kryen të gjithë veprimet e nevojshme hetimore, por nuk u bë e mundur që të identifikohet se cilët janë personat që kanë vrarë shtetasit A.N dhe H.D, si dhe plagosur shtetasit F.M, S.G, E.B, A.D, I.Q dhe I.P.

Lexo edhe :  Nga e hëna nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, përfitojnë 730 430 persona

Në këto kushte, kur janë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore dhe autori i veprës penale nuk njihet, me vendim të datës 28.02.2020, prej Prokurorëve të çështjes është vendosur që hetimet të pezullohen duke i kaluar aktet e procedimit penal nr.285, të vitit 2011, për ndjekje të mëtejshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në vitin 2021 është vendosur rifillimi i hetimeve të pezulluara dhe kryerja e veprimeve hetimore me qëllim zbulimin e autorit të vrasjes së shtetasit A.N dhe H.D, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr.100, të shpallur në dt.07.02.2013, ka vendosur deklarimin të pafajshëm të pandehurit A. Ll, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje, të kryer kundër dy ose më shumë personave”, me pasojë të drejtpërdrejtë vdekjen e të ndjerit H.D.

Me kryerjen e veprimeve hetimore të këtij procedimi penal janë ngarkuar Oficerët e Seksionit të Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët krahas detyrave të urdhëruara prej prokurorëve të ngarkuar me hetimin, do të kryejnë edhe veprimet hetimore të deleguara në lidhje me verifikimin e fakteve të publikuara prej shtetasit A.H (gazetar), fakte të bëra publike prej tij në emisionin “Zona Zero”, më datën 20.01.2023, në televizionin “Top Channel”.

Të fundit

Gëzohuni ditëve të fundit me diell/ Meteorologia tregon kur rikthehen reshjet e shiut

Meteorologia e njohur Tanja Porja, ka zhuluar se si do të jenë kushtet e motit për ditët në vijim....

Çfarë duhet të përfshini në mëngjesin tuaj që të jeni të ngopur më gjatë?

I mbani mend gjyshet kur këmbëngulnin për rëndësinë e një mëngjesi të plotë? Epo kanë pasur një të drejtë. Pavarësisht se preferoni të ëmblat apo...

Mbledhja e Qeverisë, Florian Semani emërohet zv/ministër i Financave (VENDIMI)

Tiranë- Ministria e Financave do të ketë një zv/ministër të ri në detyrë. Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme (6 mars) emërimin në detyrë...

TikTok-u, armiku i fundit!

Nga Lutfi Dervishi Ja ku erdhi momenti. Tani mund të marrim frymë lirisht. Pas vitesh të tëra përballje me korrupsionin, keqqeverisjen, skandalet, emigrimin masiv, krimin...

Kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore, Denaj: Janë 10 zona Kadastrale

Ministrja Anila Denaj, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, foli edhe për përcaktimin e zonave Kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për...

Lajme të tjera

Web TV