Çmendet moti, autoritetet italiane thirrje qytetarëve: Qëndroni në shtëpi parashikohet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrojtja Civile e Italisë është në gatishmëri në nëntë rajone të vendit për shkak të motit të keq. Rajonet që janë më të prekura nga moti ekstrem në këto momente janë  Napoli, Ankona, Bari dhe Bolonja.

Sipas parashikimeve të motit, temperaturat e ulëta, bora dhe shiu do të vazhdojnë në pjesën më të madhe të vendit deri në fund të javës.

Në rajonin Marche, ku u raportuan përmbytjet më vdekjeprurëse shtatorin e kaluar, autoritetet po monitorojnë vazhdimisht nivelet e lumenjve, ndërsa në ishullin e vogël Ischia, ku ndodhën rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut nëntorin e kaluar, 400 persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre si masë paraprake.

 

Në L’Aquila, në Italinë qendrore, shkollat ​​ mbetën të mbyllura dhe kryebashkiaku u kërkoi qytetarëve që të kufizojnë rreptësisht përdorimin e makinave të tyre.

Që nga dita e djeshme ka rënë borë edhe në Siçili – konkretisht në Sirakuzë,  ku në vitin 2022 janë regjistruar temperaturat më të larta në të gjithë Europën.

Të fundit

“Plani i fshehtë për arrestimin e Dakos”/ Ish-drejtuesi i policisë tregon skemën

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarrmataj tha në emisionin Now në Euronews Albania se në kohën kur Fatmir Xhafaj ishte...

Para pak muajsh mundi kancerin/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur aktorja meksikane

Rebecca Jones, aktorja e njohur meksikane, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare herët në mëngjesin e sotëm. E njohur për rolin e saj si antagoniste në...

Shkolla e Policisë “përjashton” ekselentët/ S’lejohen ata mbi 30 vjeç apo që mbajnë syze

Në muajin shkurt 2023, Policia e Shtetit, njoftoi se janë hapur 300 vende vakante për punonjës policie. Kandidatët duhet të paraqiteshin deri më 15...

“Inskenime alla James Bond nëpër tunele”/ Pse iu vunë prangat Lefter Allës

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisioni Now në Euronews Albania se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla dhe biznesmeni i favorizuar prej tij në tenderin...

KQZ u ndalon socialistëve zhvillimin e 5 aktiviteteve politike!

5 aktivitete të socialistëve janë ndaluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pasi janë kategorizuar si aktivitete shtetërore për qëllime elektorale. “Të ndëshkuarit” janë Ministrja e...

Lajme të tjera

Web TV