I “dha borxh” identitetin e tij bosit të mafias, arrestohet topografi Andrea Bonafede

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Topografi Andra Bonafede është vënë në pranga nga policia italiane mbrëmjen e sotme. Ai ishte shpallur në kërkim pasi i kishte dhënë identitetin e tij bosti mafias të ‘Cosa Nostras’ për t’u fshehur dhe mos u kapur nga autoritetet. Arrestimi i Bonafedes është bërë në zbatim të urdhrit të lëshuar nga Gjykata e Palermos.

Si u arrestua bosi i ‘Cosa-Nostras’? 

Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992. Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro  mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe.

Të fundit

Berisha si Trump: Vetëm dy gjini, dënohet kush flet për Prindin 1 dhe Prindin 2

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD deklaroi se "ne kemi përgatitur një...

Veliaj pret sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop: Tirana, qendër aktivitetesh të mëdha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop, Botond Szebeny, me të cilin diskutoi mbi zhvillimin...

Na duhet një “Bedri Spahi”

Nga ARTUR  AJAZI Ish-gjeneral pas luftës, dhe Prokurori i Përgjithshëm i atyre viteve, Bedri Spahiu mbahet mënd si njeriu i “hekurt” që hetoi dhe dënoi...

Euro nis revanshin ndaj lekut/ Rifiton pikë, i afrohet nivelit të 100 lekëve

Monedha europiane ka bërë një kthesë të fortë këtë javë duke u afruar pranë kufirit të 100 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së...

VIDEO-LAJM/ Shiu kthen në “lumenj” rrugët e Durrësit

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në vendin tonë, Durrësi është përmbytur. Edhe pse rrugët janë mbuluar nga shiu, duket se...

Lajme të tjera

Web TV