21 Janari/ Audio e re, Prokuroria e Tiranës nis hetimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja e rëndë e 21 janarit 2011, ku në protestën e thirrur nga opozita u vranë katër persona në bulevard përballë kryeministrisë, rikthehet në duart e prokurorëve. Audio e publikuar ditët e fundit që tregon komunikimet në radio të ish-drejtuesve të gardës për të hapur zjarr luftarak do të hetohet si provë e re që mund të rihapin hetimet nga e para.

Pritej që pas audios së publikuar nga gazetari investigative Artan Hoxha institucionet e drejtësisë të viheshin në lëvizje. Pavarësish se mazhoranca qeverisëse tha se do i drejtohej SPAK për faktet e reja, Prokurori e Tiranës njoftoi se ka nisur hetimet për verifikimin provave që janë publikuar së fundmi në media. Në njoftim bëhet e ditur se Oficerët e Seksionit të Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, krahas detyrave të urdhëruara prej prokurorëve të ngarkuar me hetimin, do të kryejnë edhe veprimet hetimore të deleguara në lidhje me verifikimin e fakteve të publikuara në media më 20 janar të këtij viti. Kujtojmë se, më 21 janar, në një dalje për mediat ministri i Drejtësisë theksoi se provat e publikuara së fundmi tregojnë se ajo që ndodhi 12 vite më parë ishte vrasje shtetërore. Ministri kërkoi nga drejtësia e re që të veprojë në lartësinë e detyrës dhe të nisë një hetim gjithëpërfshirës. Pra hetimi do të fillojë në të dyja drejtimet si nga Prokuroria e Tiranës dhe nga SPAK.

PS në lëvizje

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla foli pas mbledhjes së grupit dhe theksoi edhe njëherë se do të depozitojnë kallëzim në SPAK për 21 janarin. Balla tha se kanë në dorë prova të reja dhe i bëri thirrje SPAK që ta rihapë këtë çështeje. “Kam deklaruar se PS është subjekti që ka thirrur protestën e 21 janarit. Jemi palë e dëmtuar në atë ngjarje dhe në dritën e provave të reja, një prove që është një audio përgjim që është bërë publik. Bazuar në faktin që dosja penale për vrasjen e Aleks Nikës është një dosje që gjendet në Prokurorinë e Tiranës dhe vazhdojmë ta kërkojmë për të nxitur hetimin nga SPAK për ta hetuar. Në orët në vijim PS do ketë kallëzimin e vet”, tha Taulant Balla. Kreu u grupit parlamentar të PS-së i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që ta rihapë këtë çështeje.

Berisha: Audio përgjimi është i manipuluar

Manipulime i quan ish-Kryeministri Sali Berisha disa publikime të fundit në media, ku pretendohet se bëhet fjalë për një audio të komunikimit të gardistëve më 21 janar teksa zhvillohej protesta e opozitës dhe ata luftonin me protestuesit. Berisha thotë se aty nuk ka audio fare por bëhet fjalë për ‘tabela shkrimi që paraqiten si audio përgjim’. “U takon mediave ta thonë të vërtetën e atij manipulimi, nuk mund të komentoj disa tabela shkrimi që paraqiten si audio përgjim dhe që nuk ekziston audio. Dëshmoi qartësisht se është manipulim dhe falsifikim, njëlloj si shiriti i 21 janarit ku u tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentralit. Është krijesë e Ardi Veliut”, tha Berisha. Teksa tha se 21 janari ishte ngjarje tragjike, Berisha akuzoi se Rama synonte marrjen e pushtetit me dhunë, grusht shteti. “Komuniteti ndërkombëtar kërkoi hetime. Edi Rama nuk gjeti kurrë kurajo të shkonte në prokurori ndonëse u thirr për të dëshmuar. Edi Ramën do ta ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale si organizator i dhunës në atë protestë. Hetimet u bënë nga një kundërshtare e egër e Sali Berishës, me një prani të rëndësishme ndërkombëtare. Rama i solli protestuesit ‘si mish për top’. Natyrisht ngjarja është tragjike dhe familjarë kanë ngushëllimet e mia. Manipulimi që përdor Edi Rama edhe për atë që i solli si ‘mish për top’ është makabritet”, tha Sali Berisha. Kujtojmë se dje ka qenë kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili ka ngritur pyetjen se ‘Pse prokuroria ende nuk e ka marrë nën administrim audion e përmendur së fundmi në media për një bisedë mes gardistëve më 21 janar 2011?’ Ai tha se nuk e ka dëgjuar regjistrimin e pretenduar audio por u shpreh se i takon prokurorisë ta vendosë nëse e cilëson të vlefshme apo jo. Prej ditës së premte në disa media, kryesisht sociale, qarkullon një transkriptim i një dialogu të zhvilluar më 21 janar 2011 nëpërmjet radiove, mes komandantit të Gardës të asaj kohe, Ndrea Prendi dhe disa oficerëve. Pretendohet se bëhet fjalë për një audio-përgjim por që në fakt është një tekst pa audio. Të shtunën (21 janar) u bënë 12 vite nga një prej ngjarjeve që ka shënjuar më së shumti historinë e të paktën këtyre 32 viteve demokraci në Shqipëri, krimi i rëndë i 21 janarit 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Të fundit

Rritja e çmimit të apartamenteve me 15%, gazetarja rendit faktorët

Vitet e fundit çmimet e pasurive të paluajtshme kanë pësuar një rritje të ndjeshme në vendin tonë. Tendencë kjo...

Ja ku është dhënë çmimi më i lartë i fituar ndonjëherë në formatin Big Brother në botë

Çmimi më i lartë i fituar ndonjëherë në një edicion të Big Brother është 1 milion dollarë amerikanë. Ky çmim është dhënë në disa edicione...

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter goditi Rumaninë këtë të martë sipas Institutit Evropian Sizmologjik Mesdhetar (EMSC). Qyteti më i afërt më...

5 mënyra se si trupi juaj mund t’ju thotë se keni kancer të zorrës së trashë!

Zorra e trashë luan një rol vendimtar në tretje dhe shëndetin e përgjithshëm , por problemet mund të zhvillohen në heshtje përpara se të...

“Berisha do humbasë, por s’do e lëshojë PD-në”, Kadilli: Opozita në krizë të thellë

Ish-deputeti Fatbardh Kadilli i quan teatër Primaret e Sali Berishës në Partinë Demokratike. Një falsitet që sipas tij nuk e ndryshon realitetin e sondazheve,...

Lajme të tjera

Web TV