Koka në Tiranë, trupi në Janinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Roland Qafoku
Napoleon Bonaparti dhe Ali Pashë Tepelena rrinë si tigri me luanin. Me këto fjalë shkrimtari i madh francez Victor Hugo e ngriti në zenith figurën e shqiptarit bashkëkohës të jetës së vet. Si sot më 24 janar 1822 u vra në Janinë figura ndoshta më e rëndësishme në historinë e kombit tonë pas Skënderbeut.
Mes shumë vlerësimeve dhe kritikave, së fundi është zbuluar nga studiuesi Irakli Koçollari se Ali Pasha kishte hartuar një projekt për krijimin e një shteti shqiptar që do përfshinte të katër vilajetet, por kjo nuk u realizua për shkak të vrasjes së tij.
Por ndërsa Evropa e ka përfshirë Ali pashën si pjesë të historisë së saj, Shqipëria nuk ka bërë ende një gjë të vockël. I vetmi personalitet që ka dy varre: Një në Janinë me trupin dhe një në Stamboll me kokën. E tillë ishte vepra dhe fama e tij, aq e madhe sa nuk e nxinin dy varre, shkruante dikur gjeniu Kadare.
Eshtrat e trupit ne nuk kemi mundësi ti lëvizim nga Janina, se atje vdiq dhe atje e mbylli karrierën e vet dhe as mendohet që Greqia të “tolerojë”, por të paktën eshtrën e kokës duhet ta sjellim në Tiranë për ta varrosur dhe bërë nderimet si një shqiptar që ka bërë histori. Ndonëse janë bërë përpjekje, e fundit ajo e kryeministrit Sali Berisha në vitin 2012, ato nuk janë realizuar.
Por besoj se mund dhe duhet të gjenden mekanizma që një gjë e tillë të kryhet. Dhe nëse kjo bëhet, sigurisht që kënga e famshme me vargje horror që çuditërisht këndohet edhe në dasma më pas do këndohej: Koka në Tiranë dhe trupi në Janinë/Të shtrinë Ali Pasha, të shtrinë.

Të fundit

PSG do të shtangë botën: 250 mln euro për yllin e Premier League

PSG po përgatitet të bëjë disa goditje të mëdha në merkato. Objektiv i madh i parizienëve është Cole Palmer,...

Mediat e huaja: Trump i kërkon Ukrainës të bombardojë Rusinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të përshpejtojë sulmet e thella në territorin rus. Trump madje duke e pyetur presidentin...

Ernest Simoni në konferencën e ekzorcizmit në New Jersey, mban lutjet në shqip

Kardinali Ernest Simoni ka mbajtur lutjen në shqip në konferencën “Mbrojtja e Fëmijëve të Perëndisë” e organizuar nga John Leaps Evangelization në Neëark të...

Erion Braçe: Deputetët e rinj të PS nuk janë gati për politikë

Deputeti i PS, Erion Braçe për Report TV komenton edhe Akademinë politike të PS. Braçe thotë se ende deputetët e rinj, nuk janë gatti...

Direktiva e Ramës, japin dorëheqjen 6 administratorët e Bashkisë Maliq

Kanë dhënë dorëheqjen edhe 6 administratorët e Bashkisë së Maliqit. Burime pranë institucionit të pushtetit lokal bëjnë me dije se administratorët e njësive administrative Libonik,...

Lajme të tjera

Web TV