Autoriteti i Mediave Audiovizive, ka reaguar pas dhunimit të gazetarit të Report TV, Elvis Hila gjatë mbrëmjes së djeshme. AMA kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të dhunuesve të gazetarit.
AMA pret me padurim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij akti të shëmtuar dhe të rrezikshëm për lirinë e shprehjes. AMA qëndron krah gazetarit Elvis Hila dhe të gjithë kolegëve të redaksive që punojnë me angazhim dhe përgjegjësi profesionale për informimin e publikut”- thuhet në reagim.