Çmontohen 16 kamera në rrugët e Vlorës, kontrolloheshin nga grupet kriminale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Shkodrës, aksioni “Fijet” i policisë është shtrirë në Vlorë për të hequr kamerat vëshguese të vendosura në rrugët e qytetit nga kontigjentët kriminalë.

Kështu, policia ka hequr 16 kamera të lidhura me aparate celulare të shtetasve të ndryshëm. Këto kamera ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”.

Policia thotë se kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.

Kujtojmë se vetëm në Shkodër deri më tani policia ka çmontuar 59 kamera të vendosura pa leje në rrugët e qytetit që dyshohet se kontrolleshin me celular nga kontigjentët kriminalë.

Të fundit

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson

Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Mikhail Afanasiev ka përfunduar sot misionin e tij diplomatik dhe është larguar drejt Moskës. Lajmin...

Ishte duke punuar në një kantier ndërtimi në Itali, 18-vjeçari shqiptar plagoset rëndë

Një punëtor 18-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash. Ngjarja ka ndodhur...

Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja

Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, një person sheh afërsisht dy orë e 17 minuta televizor në ditë. Por, pak e...

Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!

Nga Dritan Hila Po bëhet gati një vit që Greqia nuk e pranon dorën e shtrirë të Ramës, me gjithë insistimin e tij. Mbase fodullëku...

Emma Stone zbulon emrin e saj të vërtetë

Emma Stone ka bërë një zbulim për emrin e saj të vërtetë dhe historinë e ndryshimit të tij. Në një intervistë që ndau me kolegun...

Lajme të tjera

Web TV