14 Maji/ “Luftë” mes 2 PD-ve në KQZ, secili komisionerët e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari de facto i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dorëzuar dje në KQZ listën për anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhje lokale të 14 majit. Kryetari i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj që shprehet se është ai kryetari i “vërtetë” pritet që t’i dorëzojë emrat e anëtarëve më vonë.

Partia Demokratike e Sali Berishës ka dorëzuar dje në Komisioni Qendror Zgjedhor listën e emrave të anëtarëve të KZAZ. Ndonëse KQZ nuk i njeh zyrtarisht, Berisha kishte deklaruar se do të çonte në KQZ listën me anëtarë. Lista me emrat e anëtarëve të KZAZ-ve është firmosur nga Flamur Noka. Nga ana tjetër Enkelejd Alibeaj që pretendon se ka drejtimin e partisë me vulë dhe logo ende nuk ka dorëzuar listën. Alibeaj që njihet “zyrtarisht” nga KQZ pritet që të dërgojë emrat e anëtarëve të KZAZ-ve në ditët në vijim, por shkaku I kësaj shtyrje duket se lidhet me mungesën e personave që pranojnë të jenë pjesë e kësaj liste. Megjithatë grupimi Berisha e ka bërë “fakt të kryer” duke shkuar në KQZ brenda afateve ligjore me një listë të anëtarëve, pavarësisht se janë të bindur se KQZ aktualisht e ka të vështirë ti pranojë për shkak se PD është në process gjyqësor ku asnjëra palë nuk e njeh tjetrën. “Në vijim të shkresës nr. 186 prot., datë 16.01.2023 si dhe bazuar mbi parashikimet e nenit 29 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, si dhe Vendimit nr. 06. dt. 09.01.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ‘Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet për organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023″, lutem gjeni bashkëlidhur listën e plotë dhe dokumentacionin përkatës të komisionerëve dhe sekretarëve propozime të Partisë”, thuhet në shkresën e firmosur nga Noka. Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike pritet t’i dërgojnë këto emra të dielën ose të hënën. KQZ pati sugjeruar një afat 29 janarin për dorëzimin e listave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë propozime për anëtarë dhe kryetarë të 92 komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nga të gjitha subjektet politike, por në rastin e PD-së së Alibeajt dhe asaj te Rithemeluar, kryeokomisioneri do t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës, për të marrë përgjigjen se kush është mes të dyve organi drejtues i Partisë Demokratike. Kështu tha vetë Celibashi pak ditë më parë. “Organin që drejton një parti nuk e vendos KQZ. Deri në momentin që flasim, përfaqësues i PD në KQZ është Marash Logu dhe Indrit Sefa. Kemi komunikime të karakterit profesional qoftë me Ivi Kason dhe përfaqësues të tjerë të PD. Ne do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që përcjell dokumentacion në KQZ, është apo nuk është ky person me tagër për të sjellë në emër të PD-së kërkesa të ndryshme, propozime. Autorizimi që ata kanë është në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Ky legjitimitet është i verifikueshëm nga dokumentacioni që KQZ merr nga Gjykata e Tiranës”, pati nënvizuar Celibashi. Deri më tani, në gjykatën e Tiranës rezulton ende kryetar Lulzim Basha që dha dorëheqjen, ndërsa vendimi që pritet të ndajë përfundimisht se kush e ka drejtimin e partisë mes kryetarit të komanduar Alibeaj dhe Berishës, është ai i Apelit që deri më tani është shtyrë disa herë. Megjithatë, për të shmangur ngërçet e mundshme, gjykata duhet të vendosë të paktën deri më 6 mars kur është edhe afati i fundit për regjistrimin zyrtar të partive politike në KQZ për garën elektorale të 14 majit. Sipas shortit të hedhur në KQZ komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor me numër çift do t’i drejtojë Partia Socialiste, dhe ato ato me numër tek Partia Demokratike. Ndërkohë anëtarët e KZAZ-ve do të ndahen 2 PS, 2 PD, 1 PSD e Tom Doshit dhe 1 anëtar nga Partia e Lirisë. Teksa na ndajnë edhe disa muaj nga zgjedhjet lokale, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith. Ka qenë Celibashi që ka ndarë një foto me ambasadorin ndërsa ka dhënë edhe detaje nga takimi.

Të fundit

Po kullotnin bagëtitë me nënën e tyre, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur...

Çfarë fitojmë nga fatura e qumështit?

Fatos Çoçoli Nga e hëna 14 korrik 2025, inspektorë të tatimeve, në bashkëpunim me punonjës të bashkisë dhe me policinë bashkiake, kanë nisur kontrollet në...

Detyroi pilotët të bëjnë ulje emergjente, kush është i riu shqiptar që tmerroi udhëtarët

I riu në foto është 23-vjeçari shqiptar, Mario Nikprelaj i cili tashmë po përballet me drejtësinë amerikane pas një sherri me stjuardesën gjatë një...

Babai harron në makinë foshnjen 15 muajshe, gjendet pa jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Namur të Belgjikës, ku një foshnjë 15-muajshe është gjetur pa jetë pasi kishte qëndruar për orë të tëra...

Shembjet në Theth/ Meta leksion Berishës nga burgu: Opozita duhet të ishte atje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ka folur për opozitën dhe shembjet e ndodhura në Theth. Në këtë mënyrë thotë, Meta,...

Lajme të tjera

Web TV