Rakip Suli sfidon Berishën: Hajde kandido përballë meje dhe ta shikosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas akuzave të ngritura të premten nga ish Kryeministri Sali Berisha në adresë të Rakip Sulit, duke thënë se ka dorë, ka ardhur dhe përgjigja e qytetarit të parë të Kamzës.

Sipas tij, Berisha në Kamëz shkon vetëm për mitingje, teksa kryeministri Edi Rama në tre vite ka inauguruar 28 kanitere ndërtimi. Suli, sfidon Berishën, duke e ftuar të kandidojë në Kamëz, për të parë si është situate sot.

“Dua të të ftoj të kandidosh vetë në Kamëz e ta shikoni se çfare rezultati poshtërues do marrësh. Do të të krijoja kushte që me karrocë për të moshuarit të vije dhe të vizitoje objektet arsimore që janë bërë në Kamëz, të shikoje cilësinë dhe kushtet e fëmijëve në shkolla kopshte e çerdhe dhe ta krahasoje me modelin tënd më të shëmtuar 30 vjeçar. Ka mbi 30 vjet që vjen në Kamëz vetëm për mitingje.

Në vetëm 3 vite Kryeministri Edi Rama ka ardhur plot 28 herë për të parë kantierët e puneve publike në këtë Bashki”

Më pas duke iu përgjigjur ironisë se kur Rakipi shkon në fshatin e tij në Dibër, të nesërmen numërojnë kuajt, Suli shton: Unë vij nga një zonë e Dibrës me shumë tradita dhe me histori të lavdishme. Jam kryelartë për zonën nga vij dhe jam i lumtur që i kam përfaqësuar denjësisht në udhëtimin tim qoftë privat qoftë publik.

Pyet mirë Sali, mos i lësho fjalët si lopa bajgën. Sa për kuajt që trazojnë mendjen tënde të sëmurë dhe gojën tënde të pistë, mund të të them se jam kalorës dinjitoz i Çidhnës e Dibrës prej nga vij dhe duelet e mia i kam fituar gjithmonë. Mbase kjo jua trazon psiqikën e sëmurë. Shihemi në 14 Maj!”, shkruan Suli.

Lexo edhe :  E braktisi për të marrë drejtimin e Kadastrës/ Berisha zbulon mesazhin e Deromemaj

Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha ku hodhi akuza për kryebashkiakun socialist Rakip Suli teksa tha se është i papërmbajtur në vjedhjet që bën. Berisha akuzoi se Suli ka prishur shkolla edhe pse ka qenë në gjendje shumë të mirë, vetëm për të vjedhur. Berisha ironizoi duke thënë se edhe në kur shkonte në fshat, në Dibër, banorët numëronin sa kuaj mungonin.

Të fundit

Amerika nuk mund t’i bëjë Koresë së Veriut atë që sapo i bëri Iranit

Nga W.J. Hennigan* Një ditë pasi 14 bomba amerikane me peshë 30 mijë paund secila goditën me forcë Iranin, Ministria...

Rama takohet me Ali Ahmetin në Shkup, kreu i BDI: Takim vëllazëror!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkup në ditën e dytë të takimit për planin e rritjes BE-Ballkani Perëndimor. Gjatë qëndrimit atje ai është...

Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon!

Shtyhet për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit nuk është paraqitur në Gjykatë,...

Babai përdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Ka abuzuar me të që kur ka qenë 5 vjeç

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në Patos. Një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i...

Rama: Jemi shumë afër anëtarësimit në BE, plani i përbashkët do të realizohet plotësisht

Në një prononcim të shkurtër për mediat, në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, kryeministri Edi Rama theksoi se vendet e Ballkanit janë...

Lajme të tjera

Web TV