EMRAT/ Këta janë dy vëllezërit që u plagosën me thikë në Burrel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardit 22 vjeç dhe Kristin Hysa 19 vjeç janë dy vëllezërit që u plagosën me thikë nga disa persona në Mat. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele rreth orës 14:50 në qytetin e Burrelit, më konkretisht në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Koliqit”. Për shkak të gjendjes së tyre të rëndë, ata janë transportuar me helikopter drejt Traumës në Tiranë. Ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e ngjarjes.

Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”,  në rrethana ende të  paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë  dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.H dhe K.H., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spital. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit”, njofton policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastit mes të rinjve dhe personave që kanë sulmuar me thikë. Deri tani është identifikuar vetëm njeri prej personave të dyshuar për të cilin policia është duke kërkuar për kapjen dhe arrestimin e tij.

Të fundit

Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’ , ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

BE-ja propozon një ulje prej 90% të emetimeve deri në vitin 2040

Komisioni Evropian propozon të ulë emetimet me 90% deri në vitin 2040 krahasuar me nivelet e vitit 1990 si një hap i ndërmjetëm drejt...

Tërmeti me magnitudë 4.3 ballë godet qytetin e Bursës, lëkundjet ndihen edhe në Stamboll

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë ndodhi mesditën e së mërkurës rajonin Gemlik të Bursës . Konkretisht, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore...

Trump ‘shpërthen’ ndaj Joe Biden: Është bir k…., donte që unë të isha në burg

Presidenti i SHBA-ve tha të martën gjatë një vizite në kampin e sapo ndërtuar të emigrantëve Alligator Alcatraz në Everglades se ish-presidenti Joe Biden...

Rekord i ri te Barcelona, fanellat e reja “çmendin” tifozët katalanas

Sot u nxorën në shitje fanellat e para, që Barcelona do të mbajë veshur për sezonin e ri. Katalanasit kanë vendosur rekord deri në...

Lajme të tjera

Web TV