Kamerat e grupeve kriminale në Lushnje, vihet nën hetim dhe Cllevio Serbiano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prej emrave që është nën hetim për vendosjen e kamerave spiune në Lushnje është edhe Kleviol Ahmetaj, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano. Ai ka publikuar në rrjete sociale momentin kur forcat blu i çmontojnë kamerat që monitoronin lëvizjet e policisë dhe grupeve rivale.

Kleviol Ahmetaj nuk është emër i panjohur për drejtësinë pasi disa muaj më parë u përplas fizikisht me Noizyn në lokalin e reperit në Durrësit teksa ishte në ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë është shumë aktiv në rrjete sociale.

Deri në këtë fazë, Policia e Shtetit ka zhvilluar 8 aksione në 7 qarqe të ndryshme, teksa akoma nuk ka një bilanc të rezultateve në Tiranë, Elbasan, Kukës, Berat dhe Lezhë, të cilat priten me interes të lartë për të kuptuar mbi zonat e survejimit dhe numrit të kamerave që do të sekuestrohen. Në veçanti priten rezultatet për Tiranën dhe Elbasanin, duke parë përqendrimin e disa grupeve kriminale në këto zona. Sipas burimeve nga policia, në kryeqytet janë kryer disa kontrolle, por akoma pa detaje konkrete.

Në qarqet që tashmë ka përfunduar operacioni bie në sy çmontimi i një numri modest të tyre në qytete që konsiderohen me përqendrim të lartë të atentateve me natyrë mafioze si Vlorë dhe Fier, përkatësisht me nga 16 dhe 5 kamera. Surpizë në kontrollet e deritanishme konsiderohen Korça dhe Pogradeci, në të cilat në total janë çmontuar 39 kamera dhe lehtësisht të pritshme numri modest në Gjirokastrës dhe Dibër me vetëm 3 dhe 1 kamerë. Primatin vijon ta mbaj Shkodra dhe burimet e policisë pohojnë se numri 59 që është aktualisht mund të rritet pasi në Kryeqendrën e Veriut ka akoma ‘survejim’ nga eksponentë kriminal. Në total, deri në këtë fazë të operacionit “Hijet” janë sekuestruar 185 kamera sigurie, për të cilat po hetohen në gjendje të lirë 24 persona, kryesisht persona me të shkuar kriminale.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV