Çmontohen të tjera kamera sigurie në Tiranë, dyshohet se ishin vënë nga grupet kriminale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas aksionit në të gjithë vendin ku janë çmontuar rreth 200 kamera në total, vijon operacioni “Fijet e krimit” në kryeqytet.

Burime për Abc News bëjnë me dije se deri në orën 11 nga Komisariati nr. 1 janë çmontuar 12 kamera në zonën “Ali Demi”, Rruga e Elbasanit, Rruga e Kavajës e më gjerë.

Në Komisariatin nr. 2 janë çmontuar 4 kamera, 2 prej të cilave nga vetë subjektet që i kanë vendosur, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve. Në Komisariatin nr. 3 janë çmontuar 15 kamera deri tani, kryesisht në rrugën “Fortuzi”, “Laprakë”, “Institut” dhe “Don Bosko”.

Në komisariatin nr. 4, sipas burimeve, deri tani janë çmontuar më shumë se 20 kamera të paligjshme në zonat “Xhamliku”, “5 Maji”, “Fresku” dhe “Myslym Keta”. Në Komisariatin nr. 6 janë çmontuar 2 kamera, njëra në Yzberisht dhe tjetra në Fushë Mëzez.

Të fundit

U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur

Autoritetet turke janë në alarm pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili është shpallur i humbur...

Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme kanë qenë në rritje. “Sipas informacionit nga Drejtoria...

Norvegjia “trondit” tregjet/ Mijëra dollarë të investuara në kompani izraelite!

Qeveria norvegjeze ka urdhëruar një rishikim të thelluar të portofolit të fondit të saj sovran prej 1.9 trilion dollarësh, për të siguruar që investimet...

Agjendën e gjelbër: Shtytja për zgjerimin e aeroporteve ndërsa udhëtimi me tren ngec

Dëmi klimatik që shkaktohet nga fluturimet e shmangshme është i jashtëzakonshëm, por qeveria sheh më shumë aeroplanë si zgjidhje për problemet ekonomike të saj. Polly...

Vendi goditet nga një valë e re e të nxehtit, muaji gusht me temperaturat më të larta

Portugalia po përjeton një valë të re të të nxehtit, me temperatura që arrijnë në 41 gradë Celsius. Gushti mund të jetë muaji më...

Lajme të tjera

Web TV