“Do heqim fletëpërgjigjen”/ Kushi sqaron risitë e Maturës 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Maturën 2023, do të bëhet për herë të parë hartimi i testeve të vecanta me aftësi ndryshe. Këtë e bëri me dije ministrja e Arsimit Evis Kushi teksa bënte analizën e Maturës të vitit që lamë pas.

Një tjetër ndryshim në Maturën 2023 do të jetë heqja e fletëpërgjigjes pas kërkesës së maturantëve dhe mësuesve se shkakton ngatërresa dhe konfuzion.

“90% e nxënësve me aftësi ndryshe mësojnë në shkolla normale. Vetëm 10% e nxënësve që janë në një shkallë vështirësie më të lartë mësojnë në shkollat speciale apo në Institutin e Nxënësve që nuk dëgjojnë. Këtë vit i kemi kërkuar QSHA dhe së shpejti do të hartojë teste të vecanta të një shkalle vështirësie më të lehtë për maturantë që konstatohen me aftësi ndryshe sipas një komisioni të vecantë.

Po ashtu një kërkesë nga maturantët dhe mësuesit është heqja e fletëpërgjigjes se shkaktonte konfuzion edhe te maturantët por ndonjëherë edhe ngatërresa në korrigjime. Fletëpërgjigja nuk do të jetë më dhe rrisim garancinë që cilësia e korrigjimit do të jetë më e lartë”, tha Kushi.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV