Do heqin kamerat apo krimin?/ Karamuço “zbërthen” prapaskenat e operacionit “Fijet”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar ditën e sotme në ‘Breaking’ në Top News  ka qenë eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço.

Ai ka folur për operacionin e policisë “Fijet”, lidhur me çmontimin e kamerave nëpër qytete.

Karamuço u shpreh se janë sekuestruar dhe hequr qindra kamera të monitoruara nga elementët kriminalë.

Eksperti zbulon se ky operacion po zhvillohet nga bashkëpunimi i Policisë së Shtetit dhe autoriteteve gjermane.

“Kjo është një strategji që është punuar prej dy vitesh me asistencë të policisë gjermane, të cilët kanë ardhur në fund të vitit të kaluar. Kanë sjellë një dokument për të forcuar policinë kriminale dhe për të dobësuar krimin në vend. Ky aksion ka pasur ndërmend të fillonte në janar. Një nga analizat që kanë bërë gjermanët ka qenë dhe fakti që krimi është forcuar shumë edhe në sistemet teknologjike, si kamera etj”, tha Karamuço.

Karamuço shtoi më tej se kamerat nuk janë përdorur vetëm për t’u mbrojtur nga rivalët apo për të pikasur dhe policinë, por janë përdorur dhe për të kryer atentate.

“Nuk e di pse deri tani nuk është marrë guximi, ama i përgëzoj drejtuesit për këtë nismë, por nuk e dimë a do të heqin kamerat apo krimin? Sepse është bërë një gabim në këtë operacion, i cili duhet të ishte njëherësh. Këto operacione duhet të jenë të mirëmenduar dhe t’u shkojmë në fund gjërat. Shumë nga këto kamera janë hequr dhe nuk dihen pronarët, nga ana tjetër heqja e këtyre kamerave është bërë nga efektivët që nuk janë trajnuar për këtë gjë. Është verfikuar që qendra si Shkodra ka pasur disa salla operative për të identifikuar personat e dyshimtë dhe të panjohur në lagje. Bëheshin intervistime madje, pse ke hyrë, ku do të shkosh…” – shtoi më tej eksperti Ervin Karamuço.

 

Të fundit

Ajsbergu më i madh në botë përfundon në ishullin e largët,çfarë parashikojnë shkencëtarët

Ajsbergu më i madh në botë është rrëzuar në ujëra të cekëta në ishullin e largët britanik të Xhorxhias...

Nuk paragjykojnë asnjë, këto janë shenjat më mendjehapura të horoskopit

Të gjithë kemi dikë në jetën tonë që i drejtohemi për ndonjë këshillë apo gjykim të një situate që ndjejmë se e kemi tepruar. Të...

Historia pas logos së Mercedes Benz

Logoja ikonike e Mercedes-Benz, ylli me tre cepa brenda një rrethi, mbart një histori të pasur që pasqyron bashkimin e dy gjigantëve të automobilave:...

Blerja historike e Kanalit të Panamasë nga SHBA

Një grup investitorësh të udhëhequr nga BlackRock, një firmë amerikane e menaxhimit të aseteve, ka rënë dakord të blejë dy porte në Panama në...

Zgjedhjet/ Kreu i Këshillit të Diasporës bën thirrjen e fundit për t’u regjistruar

Kur edhe pak orë nga ndajnë nga përfundimi i afatit për regjistrimin e votuesve nga jashtë Shqipërisë, kreu i Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark...

Lajme të tjera

Web TV