A po i shitet Kosova, Serbisë? Kush po e fsheh të vërtetën? Plas keq mes amerikanëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teza për ndarjen e Kosovës ka prodhuar një debat të ashpër edhe mes vetë amerikanëve. Pas vizitës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, analisti dhe profesori amerikan, Edward Joseph e ka cilësuar këtë takim si një dakordësi për ndarjen e Kosovës.

Qëllimi i vërtetë i Grenell, Vuçiçit dhe Thaçit ishte të arrihet marrëveshja. Dhe unë besoj se bëhet fjalë për të njëjtën marrëveshje apo të ngjashme për të cilën ishin dakordësuar gjatë mandatit të Mogherinit. Dhe kjo nënkupton ndarjen e Kosovës, që dikur quhej shkëmbimi i territoreve, por në thelb bëhet fjalë për ndarje sepse nuk e dimë se sa territor të Serbisë do të përfitonte Kosova. Sipas të gjitha gjasave diçka minimale”, ka thënë Joseph për Zërin e Amerikës.

Por, menjëherë pas kësaj deklarate reagoi i Dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke i quajtur të pavërteta pretendimet e Joseph-it.

Sipas tij, asnjëherë nuk është diskutuar për ndarjen e Kosovës të paktën në Shtëpinë e Bardhë apo kur ai ka qenë prezent.  Gjithashtu edhe presidenti Thaçi e cilësoi një trillim deklaratën e profesorit Joseph.

Është zhgënjyese të shohësh se si disa analistë me lehtësi krijojnë planet e tyre të trillimeve (shkëmbim tokash, ndarje, autonomi) dhe t’ua atribuojnë atyre që janë duke u përpjekur të bëjnë një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë. Përhapja e planeve dhe lajmeve të rreme nuk do të ndihmojë këtë proces”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Me gjithë reagimet e Grenellit dhe Thaçit, Joseph ka vijuar të mbrojë qëndrimin e tij duke thënë se duke iu referuar të kaluarës, marrëveshjet e drejta në Ballkan kanë funksionuar, ndërsa marrëveshjet që flasin për territore nuk kanë funksionuar asnjëherë ndërsa mori si shembull marrëveshjen e Dejtonit.

Lexo edhe :  Berisha pranë Ramës në ceremoninë e Kryepeshkopit/Reagon PD: Ja nga kush u caktua vendi

Kjo është ajo që kemi mësuar. Marrëveshjet e Ballkanit të bazuara në të drejta, si ajo e Prespës dhe Ohrit, funksionojnë ; ato të bazuara në territore si e Dejtonit, nuk funksionojnë. Kosova dhe Serbia mund ta kenë një marrëveshje që funksionon. Krejt çka duhet është lidership”, ka shkruar ai.


Hashim Thaçi dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç disa ditë më parë zhvilluan një takim në Shtëpinë e Bardhë nën prezencën e të dërguarit të Donald Trump, Richard Grenell. Pas këtij takimi, Thaçi u shpreh për mediat se do të arrihet një marrëveshje, por e bazuar gjithnjë në Kushtetutën e Kosovës.

Çdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, e aprovuar në Kuvendin e Kosovës, në tavolinën e bisedimeve. Kjo është një punë nacionale askush nuk ka nevojë t’i frikësohet prezencës në tavolinë, derisa aty e pranishme është SHBA-ja. Nuk duhet të frikësohet askush, aq më pak kur dihet saktësisht se do të jetë kjo një marrëveshje që bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh Thaçi në konferencë.

Por, pretendimi i analistit amerikan Joseph duket se ua kthyer planet përmbys, ndërsa nuk dihet nëse SHBA ka dhënë pëlqimin për ndarjen e Kosovës që mund të çojë në një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit apo mbetet vetëm një spekulim.

Të fundit

Disa tërmete godasin Napolin në zonën pranë vullkanit

Zona përreth qytetit jugor italian të Napolit u godit nga disa tërmete sot në mëngjes, njoftoi Instituti Kombëtar për...

Çela takon Prodën, masa për hetimin e shpejtë të krimeve zgjedhore

Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela është takuar ditën e sotme me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela...

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, sanksionet deri në 10 milionë euro

Ligji i ri “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” përcakton rregullat për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale...

Kjo është Zonja e parë e re e Sirisë, por çfarë dihet deri më tani për të?

Latifa al-Daroubi është zonja e re e parë e Sirisë, ajo është bashkëshortja e Ahmed al-Sharaa, presidenti i përkohshëm i Sirisë pas rrëzimit të...

Pesë gjërat që prindërit nuk duhet t’i diskutojnë para fëmijëve të tyre

Prindërit duhet ta respektojnë fëmijën dhe të vendosin kufij të rreptë midis çështjeve që i shqetësojnë dhe atyre që nuk i shqetësojnë. Psikologët theksojnë se...

Lajme të tjera

Web TV