“Kam tentuar 2 herë të…”/ Rrëfimi tronditës i Ronaldo Sharkës: Vështirësitë që kalova..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Ronaldo Sharka ka rrëfyer për “S’e luan Topi” kohën më të vështirë të tij dhe se ka tentuar dy herë që të vrasë veten.

Ai tha se në periudhën e pubertetit, kur edhe u bullizua më shumë, as mësuesit nuk i kishte në krah të tij.

“Kam qenë një nga personat që jam bullizuar që i vogël. Unë e kam kaluar pubertetin vonë dhe jam tallur që në adoleshencë. Më vunë në mëdyshje që nëse dua të jetoj .

Kam tentuar dy herë që ti jap fund jetës. As shkolla dhe mësuasit nuk i kam pasur pro. Unë nuk i kam ndarë këto gjëra me askënd”, tregoi Ronaldo.

Pyetja e Erjonës: Kush të shpëtoi?

“Hera e parë ka qenë familja. Isha në klasën e 8. Është gjëja më e tmerrshme që mund t’i ndodhë njeriut. Unë ia dola, por ka njerëz që mbyllen në vetvete.

Unë kam një tatuazh, është një arkivol me një trëndafil sipër. Unë fitova para ca vitesh në Top Channel një vend pune dhe e lashë sepse ndihesha inferior.

Atë ditë kur ne ta kemi të caktuar të ikim nga kjo botë , duhet t’ia lëmë kur ta kemi të shkruar dhe jo t’ia vendosim vetes”, u shpreh Rnaldo për “S’e luan Topi”.

Të fundit

Sondazhi/ Partia Demokratike rezultat më të keq se në vitin 1997

“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot: 40.5% e qytetarëve thonë se do të votonin Partinë Socialiste dhe vetëm 24.9%...

Pas tërmeteve të vazhdueshme, Santorini shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ka vendosur që bashkia e Thirës në Greqi, të vendoset në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të...

Parlamentaret në Kosovë/ Futen në sherr serbët, akuza njeri-tjetrit për blerje votash

Fushata zgjedhore në Kosovë ka ndezur përplasje edhe mes vetë komunitetit serb atje. Akuza të shumta po lëshojnë pjesëtarë të këtij komuniteti ndaj njëri-tjetrit, e...

Monitoruesi Europian i Klimës: Janari i këtij viti, më i ngrohti në histori

Muaji i kaluar ishte janari më i nxehtë në histori, tha monitoruesi evropian i klimës më 6 shkurt. Temperaturat e larta u regjistruan pavarësisht...

Seanca në GJKKO, Nuredin Dumani nxjerr emrin e një tjetër oficeri policie

Po dëshmon sot në GJKKO i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani. Gjatë procesit që po vazhdon me dyer të mbyllura Nuredin Dumani ka nxjerrë emrin...

Lajme të tjera

Web TV