Këngëtari iranian fiton çmimin Grammy nga burgu dhe shpërthen në lot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një këngëtar iranian i cili po përballet me burgun për këngën e tij që është bërë himn i protestave të vazhdueshme që tronditën Republikën Islamike, shpërtheu në lot kur pa se kishte fituar një çmim Grammy.

Shervin Hajipour u shfaq i habitur pasi dëgjoi Jill Biden, gruan e Presidentit Joe Biden, të deklaronte se ai do të kishte fituar çmimin e veçantë në Grammy për ndryshimet shoqërore për “Baraye”. Një video në internet tregoi Hajipour në një dhomë të errësuar, duke fshirë lotët pas lajmit.

Kënga e Hajipour “Baraye”, ose “For” në anglisht, fillon me: “Për kërcimin në rrugë”, “për frikën që ndjejmë kur puthemi”. Teksti rendit arsyet pse iranianët e rinj kanë postuar në Twitter se pse ata kishin protestuar kundër teokracisë në pushtet të Iranit.

Ai përfundon me sloganin që është bërë sinonim i protestave që nga vdekja e gruas kurde iraniane Masha Amini: “Për gratë, jetën, lirinë”.

E publikuar në faqen e tij në Instagram, kënga u bë shumë shpejt virale. Hajipour më pas u arrestua dhe u mbajt për disa ditë përpara se të lirohej me kusht në tetor. Këngëtari 25-vjeçar po përballet me akuzat për “propagandë kundër regjimit” dhe “nxitje të dhunës”, sipas Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran, një grup që ka monitoruar protestat prej muajsh.

Akuzat me të cilat përballet Hajipour mund të sjellin deri në gjashtë vjet burg të gjitha së bashku. Këngëtarit i është ndaluar edhe largimi nga Irani.

E veshur me një fustan të shndritshëm Oscar de la Renta me sup në ceremoninë e Grammy-t në Los Angeles, Biden tha se një këngë “mund të bashkojë, frymëzojë dhe në fund të ndryshojë botën”.

Lexo edhe :  Një shfaqje e Marina Abramović më ndihmoi të ndaloj së urryeri babanë tim abuzues

“Kjo këngë u bë himni i protestave të Mahsa Amini, një thirrje e fuqishme dhe poetike për liri dhe të drejtat e grave,” shtoi ajo. “Shervin u arrestua, por kjo këngë vazhdon të rezonojë në mbarë botën me temën e saj të fuqishme: Gratë, jeta, liria”.

Të fundit

I dogji makinën fqinjit të tij, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se për qëllime të dobta dogji automjetin...

Zaptuan hapësirat publike, Policia aksion në plazhin e Gjipesë! 4 persona nën hetim

Shërbimet e Policisë në Himarë kanë  vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve...

Urgjenca e reformimit të algoritmeve në epokën e IA

Nga: Emirjon Senja Entuziazmi për përdorimin e algoritmeve për të parashikuar sjelljen e qytetarëve me qëllim parandalimin e ngjarjeve devijante, si edhe në procesin e...

Zyrtare, Fatjon Tafaj emërohet trajneri i ri i ekipit kombëtar U-17

Fatjon Tafaj është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare U-17. Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin shqiptar, i cili do të ulet që...

U lirua me kusht nga burgu/ Berisha rikthen me urgjencë Salianjin në detyrë

Kreu i PD Sali baerisham, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se ish-deputeti Ervin Salainji, i cili vetëm pak më parë u lirua...

Lajme të tjera

Web TV