8 Marsi/Politika shqiptare ka një urim për të gjitha gratë dhe vajzat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Data 8 Mars njihet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Grave dhe urimet me rastin e kësaj dite nuk kanë munguar as nga politikanët shqiptarë.

Kryeministri Rama e ka zgjedhur që ta nisë urimin për gratë dhe vajzat me një video video të pjesëmarrjes së grave në qeveri.

Urimi i Ramës:

MIRËMËNGJES

Me një urim të përzemërt të gjitha grave e vajzave shqiptare, që janë gjysma me e mirë e këtij populli

Ndërkohë, Presidenti Ilir meta ka zgjedhur që urimit të tij për 8 Marsin, t’i bashkangjisë një foto nga protesta e dy marsit, ku disa gra dhe vajza mbajnë duar mimoza dhe një pankartë.

Urimi i Metës:

Një urim të përzemërt për më të shtrenjtat, më të dashurat dhe të pazëvendësueshmet e familjeve tona, për çdo nënë, grua, vajzë e motër shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!

Sot është vetëm një ditë simbolike, por e gjithë jeta e marrë së bashku nuk do mjaftonte për t’ju shprehur me përulje mirënjohjen më të pakufishme për dashurinë, përkushtimin dhe sakrificat e jashtëzakonshme për familjen e ngrohtë, shoqërinë e zhvilluar dhe begatinë e vendit.

Fuqizimi i vajzave dhe grave i bën sfidat më lehta! Por ne ende kemi një hendek të rëndësishëm për të kapërcyer për t’i vënë përgjithmonë në histori vargjet e Çajupit, i cili protestonte ndaj burrave.

Shqipëria do të bëhet një vend edhe më i bukur, vetëm me vajza e gra të lumtura e të realizuara në çdo aspekt, të barabarta me burrin si në jetën publike ashtu edhe atë profesionale, dhe që nuk keqpërdoren nga politika.

Duhet të çlirojmë potencialet e vërteta dhe të plota të vajzave dhe grave të Shqipërisë, që të ndalim shpopullimin e Atdheut dhe degradimin e familjes.

Lidershipi i tyre do të ndihmojë që Shqipëria të bëhet e shkëlqyeshme dhe frymëzuese për fëmijët dhe të rinjtë tanë.

Një falenderim të veçantë kam sot edhe për dhjetëra mijëra nëna, gra dhe të reja, të cilat ju bashkuan më 2 mars PRANVERËS KUQEZI, duke i dhënë me energjinë dhe vitalitetin e tyre më shumë forcë zërit të sovranit.

Lexo edhe :  Protesta e opozitës, Kikia: Berisha konfirmoi se Meta do të jetë në listën e sigurt të PD

Bekuar qofshin vajzat e gratë shqiptare kudo në botë!

Gjithashtu kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka zgjedhur rrejtet sociale per të përcjellë mesazhet e urimit, ku bashkangjitur ka postuar edhe dy foto të vajzave të tij.

Urimi i Bashës:

Mëngjesi sot nisi me një urim nga familja jonë për të gjitha vajzat dhe nënat shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, krahas urimit me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, nënvizon se kjo është një ditë reflektimi.

Urimi i Ruçit:

Krahas proceseve demokratizuese, shoqëria shqiptare është përfshirë gjatë dekadave të fundit në një proces emancipimi shoqëror e gjinor. Por emancipimi gjinor është ende prapa shkallës së demokratizimit të shoqërisë. Ne kemi rezultate më të larta se BE në indeksin gjinor në fushën e qeverisjes, por nuk  mund të themi të  njëjtin konstatim për aspektet e tjera të barazisë gjinore. Indeksin e përgjithshëm të Barazisë Gjinore e kemi 7 pikë më poshtë se mesatarja e BE. Barazia gjinore duhet të jetë në radhë të parë në aksesin në tregje dhe pjesëmarrjen ekonomike. Dhe pjesëmarrja ekonomike është në radhë të parë pjesëmarrja në forcën dhe në tregun e punës. Gratë dhe kanë akses të pamjaftueshëm në treg. Segmentimi dhe segregimi gjinor në tregun e punës mbetet një problem për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Shkalla e punësimit për gratë e vajzat është rreth 15 përqind më e ulët se e burrave, hendeku gjinor i pagave është në kufijtë 10 përqind. Gratë dhe vajzat janë më të privuara në aksesin në burime, njohuri dhe shfrytëzimin e kohës  si edhe pajtimin e  veprimtarisë profesionale me jetën familjare. Dhuna ndaj grave e vajzave që konstatohet gjatë dekadave të tranzicionit ndodh për shkak të rigjallërimit të demonëve të vjetër autoritarist  e maskilist, por edhe për shkak të edukimit, vëmendjes, kontrollit dhe më të pakët të shoqërisë. Këto çështje duhet të bëhen më shumë  objekt i politikave, edukimit dhe ligjeve tona./fjala.al

Të fundit

“Lajmin e mësova nga mediat”/ Bushka në grupin e PS: Erioni është mik fëmijërie

Kryetarja e Komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, në fjalën e saj në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ka...

Shoqata për Autonominë Vendore: Ndalimi i Veliajt cenon autonominë

Shoqata për Autonominë Vendore ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se shpreh shqetësimin e saj lidhur me ndalimin e ushtrimit...

“Më vjen keq që lodheni kaq shumë që me mëngjes”, bizesmeni Gentian Sula mbërrin në GJKKO

Edhe bizesmeni Gentian Sula ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku dhe do të mbahet seanca për masën e sigurisë. I pyetur nga gazetarët në...

“Mezi pres të dëgjohem!”/ Rama mbledh Grupin e PS për deputeten Bushka

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet sot në një takim të hapur për mediat, ku pritet që deputetja Klotilda Bushka të sqarojë...

Të dhënat: Në Shqipëri ka mbi 1 mijë kamerierë të huaj

Nëse jeni ulur në lokal, mund të qëllojë që kamerieri që vjen të marrë porosinë të mos dijë shqip. Me kuzhinën e hotelit, shefi...

Lajme të tjera

Web TV