VIDEO/ Shpresë nën rrënoja, pas 27 orësh nxirret e gjallë 24-vjeçarja në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banorët e Kahranmarmara, një nga zonat e prekura rëndë nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë herët të hënën, kanë kaluar një natë makthi.

Një numër i madh njerëzish janë ende të varrosur nën rrënojat e ndërtesave që u shembën si një anije letre.

Natën, temperaturat ranë deri në ngrirje, duke i bërë gjërat edhe më keq për personat e bllokuar dhe njerëzit që humbën shtëpitë dhe gjërat e tyre. Megjithatë, fillimi i ditës së re sjell shpresë, pasi një vajzë 24-vjeçare, e cila mbeti e ngujuar nën rrënoja për 27 orë, u shpëtua dhe u dërgua në spital.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduan gjatë natës në të ftohtë, shi apo borë, ndonjëherë me duar të zhveshura, për të shpëtuar çdo jetë që ishte e mundur.

Në Kahramanmaras, në veri të Hatajit, familjet u grumbulluan rreth zjarreve të hapura dhe u mbështollën me batanije duke u përpjekur të ngroheshin. Më shumë se 4,300 njerëz humbën jetën, në raportin e fundit zyrtar, të shpallur rreth njëzet orë pas tërmetit të parë, 2,921 në Turqi, sipas agjencisë së fatkeqësive AFAD, 1,440 të tjerë në Siri.

Të fundit

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë....

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në platformën sociale X, në pronësi...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Lajme të tjera

Web TV