VIDEO-Sërish protestë në Strasbourg, kundër reformës së pensioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Monada Mehmetaj, Strasbourg

Transporti publik, shkollat dhe furnizimet e rafinerive në Francë u ndërprenë sërish këtë të martë, pasi sindikatat udhëhoqën një valë të tretë të grevave mbarëkombëtare kundër planeve të presidentit Emmanuel Macron për t’i bërë francezët të punojnë më gjatë përpara daljes në pension.

Kjo protestë, vjen një ditë pasi parlamenti filloi debatin mbi projektligjin i cili synon që mosha e pensionit të rritet nga 62 në 64.

Sipas policisë kishte një pjesëmarrje prej 7000 vetë në shesh, ndërsa organizatorët flasin për 16000 protestues.

Në Paris mendohet që numri i protestuesve të ketë arritur në 400.000 mijë.

Gjithashtu 4500 vetë kanë protestuar sot në Molhouse dhe në Colmar.

Kujtojmë këtu, që dita e parë e grevës në mes të janarit nxorri më shumë se një milion njerëz në rrugë.

Udhëheqësit e sindikatave Philippe Martinez i CGT-së së majtë dhe Laurent Berger i CFDT-së së moderuar qëndruan krah për krah për të denoncuar reformën e pensioneve.

“Kjo reformë do të përmbysë jetën e disa brezave. Nëse qeveria ecën me kokëfortësi përpara, ne do të shtojmë protestën tonë me veprime më të gjata dhe më të vështira,” tha Martinez.

Ndërkohë që Berger nga ana tjetër, tha se këto koncesione janë vetëm arna.

“ Rritja e pensionit ligjor në 64 është thelbi i kësaj reforme dhe është thellësisht e padrejtë. Është një marrëzi demokratike që qeveria të shurdhojë ndaj protestës,” tha ai.

Presidenti francez Emmanuel Macron këmbëngul se reforma është e nevojshme për të reformuar një sistem në gatishmëri,  por disa nga ekspertët e vetë qeverisë kanë thënë se sistemi i pensioneve është në gjendje relativisht të mirë dhe ka të ngjarë të kthehet përfundimisht në një buxhet të balancuar edhe pa reforma.

Lexo edhe :  Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin

Sindikatat paralajmërojnë që më 11 shkurt, ditën e shtunë të ketë një tjetër protestë, dhe vendi i nisjes do të jetë në sheshin Kleber Strasbourg.

Të fundit

INSTAT: Rritet punësimi tek të moshuarit! Shkak emigrimi dhe pensionet e ulëta

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014, por u kuptua vetëm së...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Lajme të tjera

Web TV