Beqiri: Floriri i vjedhur nga Berisha dhe Meta po shitet ende në argjendaritë në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se floriri i vjedhur sipas tij nga Sali Berisha dhe Ilir Meta po shitet ende në argjendaritë në Tiranë, e sipas tij ka edhe emrat e bizneseve.

Në një intervistë televizive, Beqiri tha se një fakt i tillë është lehtësisht i verifikueshëm.

“Sot po shitet floriri i Krrabës në dyqane, jua them unë, se floriri jonë dallon”, tha Beqiri.

Beqiri tha se ka prova që implikojnë Sali Berishën dhe Ilir Metën në një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e vendit.

“Ka shumë dëshmitarë, përgjegjësi i rojës së floririt ka qenë filani që ka pasur 7 të armatosur të tjerë, një ditë pasi të vidhej është urdhëruar nga Berisha që të ikte. Ai ka zbatuar urdhrin, por është fshehur në tunel dhe ka parë veprimit, kanë ardhur me çantë shpine ushtarake dhe kanë dalë, dyert janë të blinduara.

Berisha mbylli hetimet, se ai e urdhëroi. Meta ka bërë vjedhjen e  dytë. Ka qenë më banale, u vodhën me helikopter. Kur erdhën në pushtet socialistët në 1997, edhe pse e dinin të gjithë që vodhën floririt. Ka dëshmitar se badigardët e Metës kanë vjedhur, nuk jetojnë më se kanë vdekur në mënyrë misterioze”, shtoi avokati.

Një ndër provat që për Beqirin është tregues i pastër që është një vjedhje shtetërore është se dyert janë hapur e çelës, pra nga persona që kanë pasur dijeni.

“Ishte bërë prova nëse hedh 50 kg tritol, do shembej mali, por përsëri nuk do hapeshin duart. Këto i hapën me çelës. Mos fillimi i hetimit nga prokurori”, përfundoi Beqirin.

Të fundit

Policia aksion në Durrës/ Shoqërohen disa persona, identifikohen dy prej tyre

Policia ka zhvilluar në aksion në zonën e Shkozetit në Durrës., ku se janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri...

Mediu: Askush tjetër nuk e bën bashkë PD dhe opozitën veç Berishës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator...

OpenAI nën akuzë të rëndë: ChatGPT “inkurajoi” 16-vjeçarin t’i jepte fund jetës

Kompania amerikane OpenAI, që ka krijuar ChatGPT, është përfshirë në një skandal të rëndë pasi familja e një adoleshenti 16-vjeçar nga Kalifornia ka ngritur padi ndaj...

28 Gusht 1916 – Dy shpallje lufte në Europën e Luftës së Parë Botërore

28 gusht 1916 – Gjermania i shpall luftë Rumanisë – Italia i shpall luftë Gjermanisë.   Lufta e Parë Botërore filloi në vitin 1914 mes dy...

Europa po humbet rëndësinë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar në Takimin e Riminit se Bashkimi Europian po humbet rëndësinë në skenën botërore. “Burokracia nuk ka për të...

Lajme të tjera

Web TV