Ja si të largoni pikat e zeza përgjithmonë nga fytyra juaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pikat e zeza në fytyrë janë sa të bezdisshme aq edhe të shëmtuara. Më tepër ato krijohen te personat që kanë fytyrë të yndyrshme. Ja disa hapa si mund ti largoni

Pastrimi

Pastroni rregullisht fytyrën, këshillohet një pastrues me acid salicilik, i cili ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e pikave të zeza. Ky pastrues vepron si antibakterial dhe antiinflamator njëkohësisht.

Tonifikimi

Tonifikimi i lëkurës është i rëndësishëm, sepse toniku mbyll poret dhe rregullon pehashin e lëkurës. Zgjidhni një tonik pa alkool që përmban totarol (me veti antibakteriale).

Hidratoni

Mbajeni lëkurën të hidratuar, duke përdorur një krem pa yndyrë (oil-free), preferohet një krem që përmban edhe acid hialuronik. Gjatë ditës përdorni gjithmonë krem me faktor mbrojtës SPF.

Skrab (Scrub)

Bëjini skrab lëkurës dy herë në javë. Mund të zgjidhni skrab të gatshëm apo ta përgatisni vetë në kushtet e shtëpisë. Pastrimi i lëkurës është çelësi për parandalimin e pikave të zeza.

Bëni maskë

Aplikoni dy herë në javë maskë për fytyrën dhe zgjidhni një specifikë për lëkurë të yndyrshme ose përgatisni maska natyrale, të cilat i gjeni këtu. Maskat ndihmojnë në absorbimin e yndyrës dhe mbylljen e poreve.

Po nëse i ndiqni rregullisht këto hapa dhe përsëri nuk keni rezultat?

Mos u trembni. Bëni një konsultim me estetisten tuaj. Ka raste kur ju ushtroni presion mbi to duke përftuar efekt të kundërt, duke i infektuar apo lënë shenja. Nëse ju shtrydhni një pikë të zezë, ajo kthehet në një shenjë të dukshme, e cila do kohë të zhduket.

Më mirë drejtohuni estetistes dhe kërkoni një pastrim fytyre. Ato dinë si ta përgatisin fytyrën, ta pastrojnë në mënyrë korrekte dhe ta trajtojnë pas pastrimit, për të parandaluar inflamacionin apo daljen e tyre përsëri. Avulli është i domosdoshëm për hapjen e poreve për një pastrim të thellë, i cili i kombinuar me produkte profesionale dhe efektive, jep rezultatet që dëshironi.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV