Kapet pas 7 vitesh në arrati i shumëkërkuari i Ndragheta-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i arratisur nga Ndrangheta i kërkuar që nga viti 2016, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Balit në Indonezi.

Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Antonio Strangio, i cili u vu në pranga nga policia lokale. Ai ishte në kërkim për prodhim dhe trafik droge me rrethanë rënduese të metodës mafioze, në kuadër të operacionit “Eclipse 2”, drejtuar nga Dda e Reggio Calabria dhe kryer nga departamenti hetimor i komandës provinciale të Karabinierëve të Reggio-s.

“Me kapjen e Antonio Strangio-s në Bali u bë arrestimi i tretë kundër të arratisurve të rrezikshëm brenda pak ditësh, pas atyre të Edgardo Grecos në Francë, i cili ishte prej 17 vitesh dhe Matto Messina Denaros.

Dëshiroj të shpreh kënaqësinë dhe urimet e mia më të ngrohta për të gjithë inteligjencën, forcat e rendit dhe policisë që po bëjnë të mundur këto rezultate të jashtëzakonshme.

Lufta kundër krimit dhe kundër të gjitha paligjshmërive mbetet objektiv prioritar i Qeverisë sonë”, deklaroi kryeministrja italiane, Meloni.

Strangio ishte arratisur në vitin 2016 në Australi nga ku, pasi ishte shtetas australian i natyralizuar, nuk mund të ekstradohej. Arrestimi i tij u bë më 2 shkurt me orën lokale 21:00 lokale, por u bë e ditur vetëm sot, e mërkurë 8 shkurt.

Arrestimi i Strangio vjen pak orë pas kapjes në Saint Etienne të Francës, të Edgardo Grecos, i arratisur prej 17 vitesh, i njohur si “kuzhinieri i “Ndrangheta-s” dhe i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.

Të fundit

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili...

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Lajme të tjera

Web TV