Kërcënuan me armë zjarri gazetarët, shpallen në kërkim 3 persona, 2 nën hetim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona janë shpallur në kërkim dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim në Fushë Krujë, të akuzuar si të përfshirë në dhunimin e gazetarëve të një emisioni investigativ.

Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se gazetarët kanë qenë duke filmuar gërryerjen e basenit të lumit Zezë nga disa persona, të cilët merrnin në kundërshtim me ligjin, inerte nga ky lum në fshatin Verjon, kur janë kërcënuar me armë zjarri. Për pasojë janë shpallur në kërkim personat me inicialet E. K., G. K., 30 vjeç dhe H. V., 30 vjeç, ndërsa kanë nisur hetimet për A. L dhe E. Gj.

Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, ndërsa materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe President, Bajram Begaj, i cili dënon dhunën e ushtruar ndaj punonjësve të medias në krye të detyrës. Kreu i shtetit kërkoi ndjekjen me përgjegjshmëri të rastit nga organet ligjzbatuese.

Të fundit

Artan Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit! PD, jo më fenomen politik

Shifrat që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në parlament, për akademikun Artan Fuga do ta degradojnë më tej qeverisjen...

Përfundon rinumërimi në Durrës, Kalaja: më kanë vjedhur 11 vota

Njësoj si edhe në dy rastet e tjera, edhe përfundimi i procesit të rinumërimit në qarkun e Durrësit, nuk ka prodhuar asgjë të re...

E zbuloi Xabi Alonso, Real Madridit i vjen oferta 40 mln euro për talentin

Gonzalo Garcia është padyshim zbulimi kryesor i Kupës së Botës për Klube. Sulmuesi spanjoll i panjohur deri para se të grubullohej nga Xabi Alonso...

Djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, raporti: Rrezik kancerogjen për banorët

Të martën paradite, pasi kodra e mbetjeve në Elbasan ishte gdhirë e përpirë nga flakët, në qytet mbërriti një grup ekspertësh për të matur...

Fototeka “Marubi” zyrtarisht në UNESCO!

Fototeka Kombëtare “Marubi” ka marrë një nga vlerësimet më të larta ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore. Arkivi i negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro...

Lajme të tjera

Web TV