A do të ketë dhunë? Haklaj zbërthen misionin e protestës së PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në një intervistë televizive, ish-deputeti i Partisë Demokratike Azgan Haklaj deklaroi se protesta e nesërme e udhëhequr nga Berisha është një protestë guaskë anti-amerikane, njësoj si dy protestat e tjera që ka zhvilluar më 7 korrik dhe 12 nëntor 2022.

Ai i bën thirrje Berishës të ftoj Agron Nezën që të sqarojë publikisht demokratët dhe popullin shqiptar në lidhje me skandalin.

“Nesër nuk do ketë protestë, por do ketë revolucion, sipas binomit Meta-Berisha. Pikënisja për këtë protestë, emëruesi i përbashkët është skandali McGonigal, mirëpo ditë pas dite po dalin informacione të tjera.

Nuk ndryshon asgjë nga protesta e nesërme pasi qeveria ka rënë me kohë. Nesër është një miting anti-amerikan, si në datën 7 korriki dhe 12 nëntor, kundër Bashës, në fakt ishte kundër Amerikës dhe tani kundër Ramës si guaskë, por është miting kundër Amerikës. Ende pa u shprehur institucionet amerikane ai del në një miting guaskë, për të larguar vëmendjen nga situata në rajon, përpjekja për t’iu imponuar me dhunë qeverisë.

Unë dua t’i bëj një thirrje Berishës, meqë në qendër të vëmendjes së këtij skandali është një tropojan, Agron Neza, ai duhet ta thërrasë Nezën dhe të bëj një sqarim publik. Ftoje Nezën të mbajë një fjalim pasi është në Tiranë të sqarojë demokratët dhe popullin.  Skandali McGonigal është skandali për të cilin do flasë nesër Berisha, por dihet që protesta e nesërme nuk është demokratike pasi  kanë shkuar nëpër fshatra dhe i kanë ofruar autobusa e para për t’i përdorur për protestën. Ka ndryshuar qëndrim Beton Haxhiu ndaj Berishës, i bëj thirrje publike zbardh mesazhet që ke bërë me kryeministrin e Shqipërisë  për të lehtësuar leje ndërtimi për rrethin e Berishës. Shkëlzen Berisha është mik me Dorjan Duçkën, Dorjani kushuri me Ilir Metën, ky është trekëndëshi i formuar”, tha ish-deputeti Haklaj.

Mes gjithë falsitetit sipas tij të protestës së nesërme të Berishës dhe Metës ai thotë se demokracia që Berisha kërkon ka marrë fund nga dy elementë thelbësor, së pari hyrja me forcë në degët e PD dhe së dyti përfshirja e rrethit të Berishës në tragjedinë e Gërdecit.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit, edhe ‘Djathtas 1912’ dorëzon kërkesën për regjistrim në KQZ

“Marrëveshja dhe atentati për demokracinë është pas tragjedisë  së Gërdecit, për ndryshimet kushtetuese dhe pastaj Berisha i shpalli luftë të gjithëve duke i shantazhuar. Gërdeci ka ardhur si një vendim korruptiv në kohën e Berishës, korrupsion moral, e ngarkoi Mediun të hapte një fabrikë. Atëherë u tha që ndodhi nga pakujdesia, aksident teknologjik, por SPAK ka për detyre të hetojë çështjen. Pastaj shkojmë te zgjedhjet 2009, marrëveshje e Berishës me Metën, tjetër skandal. Në 3013 Berisha u ndëshkua nga populli, e la pushtetin. Në zgjedhjet e ardhshme u bashkuar Meta me Ramën, e kështu ndodhi edhe në 2017 kur ne ishim në çadër, të gjitha këto ishin për të shkatërruar opozitën.  Unë nuk mendoj që shqiptarët do shkojnë pas Berishës dhe Metës edhe se ka një skandal si McGonigal, është e gjitha qeveria në këtë skandal, por në  shënjestër është PD dhe Basha. Basha është në krye të PD në Gjykatë. Berisha ka bërë dhe kërkesë për ta çregjistruar, pastaj ka ardhur edhe me forcë në degët e PD.  Gërdeci ka ardhur si një vendim korruptiv në kohën e Berishës, korrupsion moral, e ngarkoi Mediun të hapte një fabrikë. Atëherë u tha që ndodhi nga pakujdesia, aksident teknologjik, por SPAK ka për detyre të hetojë çështjen. Në këtë sistem nuk ka votë të lirë, duhet të kthehet demokracia përfaqësuese. Tani këta njerëz që kanë familjarët e vet në SPAK bëjnë nesër thirrje për drejtësi”, përfundoi ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj.

Të fundit

Tiranë/ Ra në një gropë me ujë në një pallat të papërfunduar, ndërron jetë 60-vjeçari

Një 60 vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë, pranë një pallati në ndërtim. Njoftimi i policisë: Informacion...

“Në këtë vend e ha po punove shumë”/ Veliaj: Prokurori më akuzon se takova dy agjentë!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sërish nga burgu, duke iu përgjigjur akuzave të ngritura nga prokurori i SPAK, Ols Dado. Reagimi Mirëdita miq! Përpara se...

Vota e Diasporës/ Balla thirrje emigrantëve nga Janina: Regjistrohuni

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u bëri një thirrje nga Janina të gjithë emigrantëve shqiptar që ende nuk janë regjistruar, pasi mbeten...

Lufta e nervave

“Është veshur elegant,” thotë Trump kur Zelensky del nga makina që ndalon përpara hyrjes në West Wing. Donald shtrëngon duart, asnjë batutë për reporterët...

Primaret e PD në Korçë me problematika, anëtarit i heqin emrin nga lista: Nuk votova dot

Prej nisjes së procesit të primareve në Qarkun e Korçës, procesi ka pasur problematika. Sipas informacioneve për Report Tv, disa anëtarë te vjetër të partisë...

Lajme të tjera

Web TV