Shpërthimi i hotelit në Sarandë, e moshuara: Na tronditën, desh u hodha nga ballkoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpërthimi i një sasie tritoli në Sarandë nuk solli vetëm rrafshimin e hotelit.

Shpërthimi dëmtoi bizneset e ndërtesat aty pranë ndërsa banorët janë terrorizuar.

Një e moshuar ka deklaruar se shpërthimi ishte aq i fortë se mendoi që u fundos pallati ku jetonte.

E terrorizuar, e moshuara shprehet se doli në ballkon për të parë çfarë kishte ndodhur e nga frika mendoi të hidhej dhe nga ballkoni.

“Ç’faj kemi neve që na tronditën, edhe bukën s’na lënë të hamë. Thamë se ra pallati. Thamë se u fundos pallati. Unë isha zgjuar. Ne jemi këtej po ana tjetër është bërë çtë të them. Deri tani s’kam marrë frymë.

Tani shkova të merrja bukë, të haja një kore bukë e të pi ilaçet. Jemi të sëmurë edhe spo mbledhim dot veten. Nuk mendova se ishte tërmet se nuk e dha tronditjen e tërmetit, dukej që ishte hspërthim. U çova menjëherë, hapa derën e dola në ballkon. Thash të hidhesha nga ballkoni. Jam e sëmurë, me 500 ilaçe e azmë,” tha e moshuara.

Të fundit

Parashikimi i motit 8 Qershor 2025, temperatura deri në 38°C

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite,...

Finalistët e çmimit të fotografisë Olive Cotton 2025

Çmimet Olive Cotton shënuan 20-vjetorin e tyre me stil, me një numër rekord aplikimesh dhe një çmim të madh prej 20,000 dollarësh. Galeria Rajonale...

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3 nëntor 2024 Musk kishte arsye...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Lajme të tjera

Web TV