“Kam dy fëmijë të mitur”, ish zyrtarja Alda Klosi kërkon lirinë në Apel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit.

Klosi nëpërmjet avokatit të saj, Ilirjan Muho ka dorëzuar sot ankimin në Shkallën e Dytë, ku kërkon lirinë me argumetin se ka dy fëmijë të mitur.

Gjithashtu në kërkesën për liri thuhet se ajo ka nën kujdestari nënën, e cila është e verbër. Kujtojmë që Klosi është arrestuar disa ditë më parë pasi akuzohet për fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.

Klosi u prangos pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cila zbuloi skemën e shumave të mëdha të parave që ajo grabiti nga banesa e ish-zyrtares.

Dobi, e cila është pas hekurave së bashku me djalin e saj, Havier Dobi, rrëfeu se shumat e mëdha të parave kishin mbërritur me qese te shtëpia e Klosit, ndërsa kjo e fundit i kishte kërkuar pastrueses t’i vidhte paratë me konsensus, duke inskenuar kështu të gjithë ngjarjen.

Origjina e parave mbetet ende mister. Pastruesja Dobi tha se kishte vjedhur 120 mijë euro nga shtëpia e Klosit, ndërsa më pas pohoi se edhe 404 mijë euro që iu gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, i përkasin po Klosit.

Të fundit

GJKKO ndryshon dënimin për ish-gjyqtarin, do kryejë 100 orë punë në shërbimin publik

Gjykata e Apelit ka ndryshuar dënimin për ish-gjyqtarin e lartë Guxim Zenelajn që u dënua nga shkalla e pare...

Fshehu pasurinë, Apeli i GJKKO jep 100 orë punë publike ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka marrë vendimin lidhur me ankimimin e ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj. Ky i fundit ankimoi vendimin e GJKKO-së që e dënoi me 6...

“Bashkëpunove me Milosheviçin”/ Balla se kursen Berishën, ‘ia plas në sy’ skandalet

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, në përgjigje të akuzave të opozitës për manipulim zgjedhor, në një replikë të drejtpërdrejtë në Kuvend, tha se nuk...

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile: Nëse nuk shpallen zgjedhjet…

Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i...

Nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë/ Ndahet nga jeta mjekja e njohur e QSUNT

Mjekja anesteziste-reanimatore pranë Klinikës së Parë të Kirurgjisë, QSUNT, Nertila Kodra është ndarë nga jeta. Mjekja nuk ka mundur dot ta fitojë dot betejën me...

Lajme të tjera

Web TV