Shpërthimi në Sarandë/ Bashkia: Janë evidentuar dëmet, të vihen para ligjit autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia Sarandë ka reaguar pas shpërthimit me eksploziv të një hoteli dy-katësh, duke bërë me dije se një grup specialistësh të Ndërmarrjes së Shërbimeve, Emergjencave Civile dhe Shërbimit Zjarrfikës, kanë evidentuar dëmet e shkaktuara në hapësirat publike përreth.

Bashkia u bën thirrje strukturave ligjzbatuese për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të autorëve.

Pas situatës jo të zakonshme, të krijuar mëngjesin e sotëm në një nga bizneset hoteliere në shëtitoren e qytetit të Sarandës, një grup specialistësh të Ndërmarrjes së Shërbimeve, Emergjencave Civile dhe Shërbimit Zjarrfikës, kanë evidentuar dëmet e shkaktuara në hapësirat publike përreth.

Punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Bashki, po punojnë në shëtitoren e qytetit dhe hapësirat publike përreth, për të bërë të mundur eliminimin e pasojave dhe dëmeve në këto hapësira, si dhe normalizimin e situatës. Në të njëjtën kohë, u gjendemi pranë qytetarëve të dëmtuar për çdo nevojë, që mund të kenë, për kapërcimin e kësaj situate.

Inkurajojmë strukturat ligjzbatuese për zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Jemi të bindur se kjo ngjarje dhe pasojat e saj, të cilat, për fatin e mirë janë vetëm materiale, do të eliminohen shpejt dhe nuk do të kenë asnjë impakt negativ për qytetin” njofton Bashkia.

Mëngjesin e kësaj të hëne, një hotel dy-katësh në qytetin bregdetar u hodh në erë me eksploziv dhe nga vala e shpërthimit, u shkaktuan dëme në banesat dhe bizneset përreth. Nga shpërthimi, nuk pati persona të lënduar.

Të fundit

GJKKO shpall vendimin për 10 të pandehur! Mes të dënuarve edhe Sonila Qato

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen...

I mungon vetëm një lojtar, Guardiola e gjen te Barcelona për 80 mln euro

Pas largimit përfundimtar të Kyle Walker dhe mungesës së besimit te mbrojtësit e djathtë aktual që ka në ekip, Pep Guardiola duket se e...

Dy makina përplasen në Dimal, plagosen dy fëmijë të mitur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy fëmijëve ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Dimal. Aksidenti ndodhi në zonën e quajtur Parku i qytetit,...

Merr flakë mjeti në autostradën Lushnje-Fier

Një mjet është djegur teksa ishte në ecje në autostradën Lushnje -Fier në afërsi të pushimit të shoferit. Mjeti tip Ford është djegur totalisht ndonëse...

Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Denis Bajri është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të...

Lajme të tjera

Web TV