Rama pret kryeministrin e Shtetit të Lirë të Bavarisë: Ja çështjet që biseduam

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama, priti sot në një takim kryeministrin e Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Söder, me të cilin firmosi edhe marrëveshje dy palëshe.

“Siç e dini të gjithë thuajse 40 vjet më parë në Shqipëri erdhi kryeministri i shtetit të lirë të Bavarisë, si turist. Marrëdhënia mes shtetit të lirë të Bavarisë dhe Shqipërisë vijoi të konsolidohet edhe më pas. Në kushtet e Shqipërisë çliruar prej peshës së diktaturës, Bavaria u bë një mbështetje e vazhdueshme drejt BE. Jam shumë i kënaqur sot që na viziton pasardhësi i tij, kryeministri aktual i shtetit të Lirë të Bavarisë, për të ushqyer një traditë të mirë të nisur me Shqipërinë.

Duhet të vinte më parë, por ndodhi pandemia, më pas më ftoi mua në Bavari në një vizitë speciale, dhe më premtoi se do vinte shumë shpejt në Shqipëri.

Marrërveshja që firmosëm i hap rrugë gjërave që do të bëjmë së bashku. Bavaria është sot një shtëpi për një komunitet të rëndësishëm shqiptar. Po flisnim edhe për një revolucion dixhital, që përkon edhe me ambicien tonë. Tre gjëra do them në fund. Kryeministri ka ardhur këtu me përfaqësues të sipërmarrjes dhe dëshirën për të hapur zyrë të Bavarisë për të zhvilluar sipërmarrjen në Tiranë.

Folëm për të hapur një shtëpi të kulturës së Bavarisë në Tiranë, një ide që e pëlqeu shumë. Folëm edhe për të mbështetur më shumë të rinjtë.” u shpreh Rama.

Të fundit

Përmbytjet nga moti i keq në Durrës, evakuohen 10 familje

Situatë mjaft problematike paraqitet në disa lagje të qytetit të Durrësit ku uji vijon të jetë prezent. Burime nga shtabi...

Një muaj përpara zgjedhjeve në Gjermani/ Partia e kancelarit Scholz pëson rënie

Më pak se një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani, një sondazh i ‘YouGov’ ka treguar se mbështetja për socialdemokratët (SPD) të kancelarit...

Prokurimi i Qëndrueshëm në Fokusin e OBP-së

Një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave globale për qëndrueshmëri dhe përgjegjshmëri është hedhur falë trajnimit të organizuar nga UNOPS mbi prokurimin e...

Masakra me 3 viktima në Memaliaj/ Zbardhet dëshmia e babait të Gledio Mukës

Tre të vrarë dhe një i plagosur ishte bilanci i një atentati të ndodhur mbrëmjen e 20 korrikut 2024 që tronditi qytetin e Memaliajt. Ngjarja...

Përmbytjet ngrenë alarmin në Burgun e Durrësit, ujërat e ndotur ‘pushtojnë’ katin e parë

Të burgosurit në burgun e Durrësit janë vendosur në alarm pas përmbytjeve që janë shënuar në këtë qytet. Bëhet me dije se ujrat e zeza...

Lajme të tjera

Web TV