Kush nuk kupton humorin…gjobë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Një grup i mbrojtjes së drejtave të njeriut ka vendosur të propozojë një ligj që penalizon të gjithë ata që nuk kuptojnë humorin, që revoltohen nga satira dhe që trullosen nga ironia.

Çdokush, pa përjashtim, demokrat apo socialist, monarkist apo republikan,në pozitë apo në opozitë, oligark apo kryetar bashkie, pastrues apo shefe kabineti, me emrin mcgon apo agron, që nuk arrin të kuptojë satirën në rrjetet sociale do të ketë penalitete.

Projektligji saktëson se ata që kapen për herë të parë dënohen me 5000 euro gjobë, përsëritësit ndëshkohen me 10000 euro dhe ata që konsumojnë krimin e mos kuptimit të satirës për herë të tretë do të detyrohen të ndjekin kursin. “E qeshura ta zgjat jetën” Në këtë kurs pjesëmarrësit jo vetëm do të mësojnë se çfarë është, shakaja, satira, ironia, tallja por edhe do të detyrohen me zor të shijojnë humorin.

Në shekullin e 21 është e papranueshme të kemi qytetarë që nuk kanë njohuritë bazë për humorin dhe satirën – tha një nga juristët që është marrë me projektligjin.

Nisma vjen pas incidenteve të raportuara, për shkak të një postim në Facebook ku bëhej thirrje për “arrestimin e disa deputetëve të opozitës jo vetëm për prishje të rendit dhe të qetësisë, por edhe të imazhit mjaft të mirë të vendit, sidomos kohët e fundit”

Na vjen keq që këtë nismë e marrim më 14 shkurt, por qartësisht disa njerëz e kanë ngatërruar 14 shkurtin me 14 shtatorin, tha një zëdhënës i organizatës.

Nuk mund të ketë paqe sociale në një vend ku njerëzit marrin seriozisht çdo gjë që lexojnë në Facebook, tha një komentator politik.

Lexo edhe :  Kur pësimi i Bashës nuk i bëhet mësim Lapajt

Nxitimi për këtë nismë erdhi si pasojë e faktit që edhe prokuroria e mori seriozisht njoftimin dhe lëshoi urdhër arresti për deputetët.

Një zëdhënës i qeverisë tha se nuk ishte i gatshëm për të dhënë një mendim për projektligjin por në parim “qeveria e përshëndet nismën”.

Ligji i ri do të jetë i debatueshëm. Kritikët thonë se nuk është detyrë e qeverisë që të vendose se çfarë është për të qeshur e çfarë është për të qarë. Aq më tepër që qeveria është në konflikt interesi kur vjen puna te dallimi mes seriozitetit dhe talljes së m…

Por mbështetësit e projekt ligjit thonë se kjo është një çështje e sigurisë publike, madje e sigurisë kombëtare.

Është detyrë e shtetit për të mbrojtur qytetarët nga rreziku i marrjes seriozisht të çdo postimi në Facebook. Nëse nuk ndërhyjmë tani kush do të mbajë përgjegjësi për kaosin që do të krijohet?

Deputetët që, sipas vëzhguesve, janë fajtorët kryesore për situatën e mbarsur, do të ftohen të qartësojnë në çdo deklaratë apo gjest që bëjnë nëse e kanë seriozisht apo bëjnë hajgare!

Në kundërpërgjigje të kësaj nisme një grup ligjvënësish do të propozojnë një nen shtesë në Kushtetutë sipas të cilit: Republika jonë shpallet republikë e ngritur mbi humorin! Në vend të RSH propozohet RQ, Republike Qesharake!

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV