“Kjo është çmenduri”/ Revoltohet Këlliçi: Garda po bën luftë me deputetët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Belind Këlliçi thotë se ata duan që të zbatojnë ligjin dhe të marrin pjesë në seancë, kjo pasi sipas tij vendimi është antikushtetues. Këlliçi akuzoi Nikollën dhe Ramën, duke nënvizuar se sipas tij është çmendur që nuk lejohen që të futen brenda në seancën plenare.

‘Aty siç e shihni janë trupat e gardës që po bëjnë luftë me deputetë a thua se ku po shkojmë a thua se po i shkojmë Ramës në Surrel.

Ne kemi bërë kërkesë kemi ankimuar vendimin e komisionit të etikës. Kemi njoftuar sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të tërheqin gjithë këto djem që i kanë vendosur tek dera me këtë zell të frikshëm për të mos lejuar deputetët të futen në seancë. Duhet të mblidhet byroja, pasi kemi çuar ankimim. Nuk e di se çfarë tjetër duhet të bëjmë. Është hera e dytë që pezullohem nga seanca pa folur. Kjo është një çmenduri e Edi Ramës. Kjo është çmenduri. Në çfarë vendi demokratik është parë kjo. Kur fusin megafon në seancë. Po kërkojmë që të hyjmë në seancë parlamentare. Ky është një vendim turpërues për ata që e marrin. Nga kush e mbrojnë parlamentin nga unë Belind Këlliçi, çfarë i kam bërë unë parlamentit. Pse nuk ndalojnë Edi Ramën që ka vjedhur këtë vend. Ku e kemi shkelur rregullin. U përjashtova për një mbajtëse telefoni. Po kapen zonjat me duar duke i shtyrë. Ku janë këto zonjat e PS-së. Ku janë këto që u shqetësuan.’- u shpreh Këlliçi.

Të fundit

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Rikthimi i emigrantëve përballë ikjes/ Pse po mungon frenimi i largimit të “trurit”?

Qeveria shqiptare vijon të hartojë politika dhe programe për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Prioritet është shpallur rikthimi i diasporës në jetën sociale dhe ekonomike...

Noka flet për humbjen e thellë të PD: Ja pse nuk i bojkotuam zgjedhjet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se opozita mori pjesë në parlamentaret e 11 Majit edhe pse e dinte që...

Zi në familjen e Rihannës, këngëtarja me famë botërore humb të atin

Rihanna dhe familja e saj janë në zi. Babai i saj Ronald Fenty ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të shtune në moshën 70-vjeçare. Sipas mediave amerikane,...

Lajme të tjera

Web TV