Giordano Bruno, inkuizicioni djeg në turrën e druve shkencëtarin italian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Giordano Bruno, i lindur si Filippo Bruno, ishte një filozof, matematikan, poet dhe teoricien i kozmologjisë. Ai është i njohur për teoritë e tij kozmologjike, të cilat bazoheshin konceptualisht mbi modelin e atëhershëm të Nikolla Kopernikut. Ai thoshtë se yjet nuk janë gjë tjetër veçse diej të largët, të rrethuar nga ekzoplanetët e tyre, dhe ngriti mundësinë që në këto planete mund të kishte kushte për jetën e gjallesave ashtu si në Tokë (një qasje filozofike e njohur si pluralizmi kozmik).

Ai insistonte gjithashtu, se Universi është në fakt i pafundëm, dhe se nuk mund të ketë një trup qiellor në “qendër” të tij. Duke filluar nga viti 1593, Bruno u gjykua për herezi nga Inkuizicioni Romak me akuzën e mohimit të disa doktrinave kishtare, duke përfshirë atë të ndëshkimit të përjetshëm, Trinitetin, natyrën hyjnore të Jezu Krishtit, virgjërinë e Marisë, dhe transubstantizimin.

 

Panteizmi i Brunos, ishte gjithashtu një çështje me interes të madh, ashtu si edhe leksionet etij mbi transmigrimin e shpirtit të njeriut (rimishërimi). Inkuizicioni e shpalli fajtor, dhe ai u dogj në turrën e druve në Campo de’Fiori në vitin 1600. Pas vdekjes së tij, ai fitoi famë të konsiderueshme, duke u përmendur veçanërisht nga historianët e shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX-të, që e cilësuan një martir të shkencës.

Edhe pse ata vazhdojnë të debatojnë, se deri në ç’masë gjyqi i tij për herezi, ishte një përgjigje ndaj pikëpamjeve të tij astronomike, apo aspekteve të tjera të filozofisë dhe teologjisë së tij. Rasti i Brunos, konsiderohet ende një pikë referimi në historinë e mendimit të lirë dhe të lindjes së shkencës moderne.

Përveç kozmologjisë, Bruno shkroi gjithashtu gjerësisht mbi artin e kujtesës, duke sugjeruar një numër teknikash dhe parimesh për të përmirësuar memorien e njeriut. Historiani Frances Yates, argumenton se Bruno ishte thellësisht i ndikuar nga astrologjia arabe (sidomos filozofia e Averroes), Neoplatonizmi, Hermetizmi i Rilindjes, dhe legjendat që rrethojnë hyjninë egjiptiane Tot. Studime të tjera të Brunos, ishin fokusuar mbi qasjen e tij cilësore ndaj matematikës, dhe zbatimin e koncepteve të tij të gjeometrisë hapësinore në gjuhën e shkruar.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV