Prisnin pyjet me “lejen e shtetit”, në pranga inspektori i pyjeve dhe dy të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore në shkelje me ligjin.

Në pranga ka rënë inspektori i pyjeve të bashkisë Përrenjas, Roland Beno, Isuf Marashi si dhe Gjin Markaj.

Policia kapi në flagrancë në fshatin Stranik Isuf Marashin dhe Gjin Markaj duke transportuar me kamion 8m3 lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas një hetimi 3-mujor të ndjekur me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Cubic”, për goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve.

U kapën në flagrancë duke transportuar me kamion, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, vihen në pranga 2 shtetas.

Vihet në pranga dhe një inspektor pyjesh i bashkisë Prrenjas, për shpërdorim detyre, pasi e kishte prerë këtë lëndë drusore, në zonën që kishte në përgjegjësi.

Sekuestrohen automjeti dhe lënda drusore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në kuadër të një hetimi 3-mujor të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për goditjen e një rasti të prerjes së paligjshme të druve dekorativë dhe frutorë, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cubic”, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të këtij rasti.

Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit:

I. M., 59 vjeç, banues në Tiranë dhe Gj. M., 45 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e druve dekorativë dhe frutorë” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

R. B., 35 vjeç, banues në Prrenjas, me detyrë inspektor pyjesh i bashkisë Prrenjas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Lexo edhe :  Vajza ngriti ‘në këmbë’ policinë/ Zbardhen detajet nga ngjarja në Astir

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Bregu i golit”, në fshatin Stranik, Prrenjas, shtetasit I. M. dhe Gj. M., duke transportuar me një kamion tip “Iveco”, 8m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi R. B., me detyrë inspektor pyjesh i bashkisë Prrenjas, ka shpërdoruar detyrën, duke u dhënë këtyre 2 shtetasve, lëndën drusore që e kishte prerë në mënyrë të paligjshme në zonën që ai ka patur në përgjegjësi.

Në cilesinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, së bashku me lëndën drusore.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Milani zhgënjen sërish në Serie A, kuqezinjtë ndalen në barazim ndaj Cagliarit

Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Cagliarit në javën e 20-të të Seria A. Një rezultat...

Stuhi dimërore në jug e lindje të SHBA, ndërpriten fluturimet në disa aeroporte

Mes një numri të madh fluturimesh të anuluara, zyrtarët në disa shtete jugore paralajmëruan të shtunën qytetarët të mos udhëtojnë për shkak të rrezikshmërisë...

I zuri vendin Luizit, brenda 24 orëve kaq ndjekës në lnstagram ka arritur të marrë Gjesti

24 orë nga futja në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka arritur një shifër rekord ndjekësish në Instagram. Me më shumë se 300,000 ndjekës, ai...

Donald Trump emëron Elise Stefanik si ambasadore të tij në Kombet e Bashkuara

Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi ligjvënësen e Nju Jorkut, Elise Stefanik për të shërbyer si ambasadore e tij në Kombet e Bashkuara. Korrespondentja e...

Fundjavë dimri! Ministria e Mbrojtjes apelon: Priten shtrëngata shiu e reshje bore

Në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, reshjet e borës vazhdojnë me intensitet të ulët. Rrugët janë pastruar dhe kriposur. Qarkullimi i...

Lajme të tjera

Web TV