E RËNDË/ Ishte i dehur, 50-vjeçari rrëzohet në shtëpi dhe ndërron jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maliq, ku një 50-vjeçar ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se 50-vjeçari me iniciale H.B. ka qenë në gjendje të dehur kur është rrëzuar në banesë duke pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Ai ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spital nga familjarët e tij. Tashmë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.02.2023, rreth orës 16:26, ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës, shtetasi H. B., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq. Nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Të fundit

Operacioni ‘Ura’/ Berisha sulmon Dumanin: Bllokoi aksionin për qëllime elektorale

Kreu i PD, Sali Berisha doli sërish në një konferencë për mediat, për të denoncuar sipas tij vjedhjen e zgjedhjeve. Berisha u...

Vengu pret komandantin e FSK: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari. I pranishëm në këtë...

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe

Kaja Kallas i ka dërguar një mesazh të prerë autoriteteve serbe gjatë vizitës së saj në Beograd. Në një postim në rrjetet sociale, Përfaqësuesja...

‘Treni bullgar’/ Celibashi: Rasti duhet të hetohet, t’i jepet përgjigje shqetësimit

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, reagoi sot ndaj deklaratave të Sali Berishës për manipulim zgjedhor në Elbasan me të ashtuquajturin “tren bullgar”. I pyetur nga...

Alimehmeti: SHBA po jep një mesazh të qartë përmes heshtjes lidhur me zgjedhjet

Kandidati demokrat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit Ilir Alimehmeti i ftuar në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se...

Lajme të tjera

Web TV