“900 euro, më pak s’bëhet”/ Ja si efektivët e Rrugores i merrnin rryshfet qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eljo Piçoku, Shefi i Seksionit për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë dhe oficeri Amarido Lika, me detyrë Trupë Shërbimi Nd/Specialist pranë Seksionit të Parandalimit dhe Sigurisë në Linjat jashtë qytetit, po në ‘Rrugoren’  e Tiranës janë arrestuar dhe janë lënë në burg nga GJKKO.

Ata akuzohen se kanë marrë përfitime të paligjshme dhe u kanë premtuar dhe siguruar qytetarë të ndryshëm, drejtpërdrejt apo mes personave të tjerë, që do t’ju kthenin para afatit të pezullimit lejet e drejtimit të pezulluara sipas Kodit Rrugor.

Sipas dosjes hetimore, Amarildo Lika dhe Eljo Picoku u merrnin deri në 1 mijë euro, drejtuesve të automjeteve për t’i rikthyer patentat e pezulluara.

Është zbardhur një prej rasteve të dosjes hetimore, ku nga përgjimet ka rezultuar se shtetasit S.T i kërkohen 900 euro për t’I rikthyer patentën e pezulluar për 6 muaj.

Pjesë nga dosja hetimore:

-Shtetasi S.T, me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, deklaron se ka kontaktuar me shokun e ti, shtetasin Revi Osmani, te cilit githashtu ja kishin pezulluar patentën, por e kishte rimarrë pasi kishte njohje me punonjës të policisë. Nga ky komunikim rezulton se leja e drejtimit është marrë me date 05.11.2022 dh për këtë gjë është paguar vlera prej 900 euro.

“R.O : “O Zio sa muaj ta kanë heq, 6 muaj?”
S.T: 6
R.O: 900 euro
R.O: Më pak s’behet se 100 i ka ul se spo merr kafe ai sekseri
R.O: Se 1000 e kan si norm
R.O: Se esht 6 muaj prnd
S.T: Shume fare o vlla
R.O: Pse shum jan se esht 6 muaj
S.T: Po kur e merr psh ai
T.S: Ta takonim n sot
R.O: Un për vete pagova 500 euro per 3 muaj qe ma hoqen
R.O: Ti me 6
S.T: Po ok po per sa e merr dmth
R.O: S’di
R.O: Nga sistemi hiqet pa merak
S.T: Po ok e takojm dot sot
R.O: Per me e taku se takojm dot se nuk do qe t’dihet se kush esht
R.O: Dhe ja jap njeriut t vet kafen
R.O: Se ai esht brenda te drejtoria rrugores
S.T: Marr vesh
S.T: O vlla thjesht kam hall sa e sigurt eshte se s’jan pak lek
R.O: E un x vete se kam taku vet vec ja kam dhon nje kusho lekt e osht marr ai se s’ka besim te tjeret
R.O: 10000% e sigurt*
R.O: Kshu sbesoja as un
R.O: Po vec kur m sollen patenten te dyqani
S.T: Ok
S.T: Ku te te takoj une
R.O: (i dergon nje foto te procesverbalit te konstatimit te shkeljes me numer serie 3151206, me sanksion gjobe 35 000 leke dhe mase plotesuese pezullim drejtimi 3 mua)
R.O: A Ni posht pallatit tat
S.T: Ku te duash vila ja te marr leket
R.O: He se tak posht pallatit tat see jom m afer
R.O: Sa t’me bej rruga nga Kamza
S.T: Ok
R.O: 6 min jm aty
S.T: Ok vlla

Të fundit

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet....

“Berisha është e shkuara”/ Hajdari: Duhet të dorëhiqet, zgjedhjet shënuan regres

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

A ka Shqipëria “organizata terroriste” dhe pse Berisha përhap një ide kaq anti-shqiptare?

Nga Kreshnik Spahiu As serbët dhe as rusët nuk kanë deklaruar kurrë që Shqipëria ka organizata terroriste. Çuditërisht sot i pandehuri Sali Berisha deklaroi publikisht se...

Shkencëtarët sapo e konfirmuan/ Toka ka një kontinent të tetë dhe se ka qenë nën oqean

Në një përparim të mbështetur nga vite të tëra eksplorimi nënujor dhe analiza të avancuara gjeologjike, shkencëtarët kanë konfirmuar zyrtarisht vendndodhjen dhe strukturën e...

Kthjellime dhe vranësira, si do të jetë moti këtë të diel

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të...

Lajme të tjera

Web TV