Shkencëtarët po krijojnë një trajtim të ri të kancerit me anë të dritës LED

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekip shkencor britanik është një hap më afër krijimit të një trajtimi të ri të kancerit me anë të dritës.

Ky trajtim futuristik parashikon administrimin e një ilaçi të veçantë me antitrupa që do të aktivizohen nga drita. Studiuesit në Universitetin e Anglisë Lindore (UEA) kanë krijuar fragmente të antitrupave që luftojnë kancerin që shkrihen me objektivin e tyre dhe aktivizohen nga drita.

Më pas, dritat e vogla LED do të vendosen në lëkurë ose do të implantohen aty ku është tumori. Kështu, antitrupat do të aktivizohen nga drita për të sulmuar qelizat e kancerit.

Shkencëtarët besojnë se terapitë specifike të dritës do të jenë më të synuara dhe më efektive sesa trajtimet konvencionale të kancerit.

Si punon

Drejtuesi i kërkimit përkatës dr. Amit Sachdeva, raporton se kërkesa është rritur për trajtime të reja precize të kancerit që nuk kanë efekte anësore.

“Trajtimet aktuale të kancerit, si kimioterapia, vrasin qelizat e kancerit, por ato gjithashtu mund të dëmtojnë qelizat e shëndetshme në trup. Pra, ne kemi efekte anësore si rënia e flokëve, të vjella dhe ndjenja e lodhjes, ndërkohë që pacientët përballen me një rrezik më të madh të sëmundjes”, vëren ai.

Duke shpjeguar se si funksionon trajtimi që po zhvillon ekipi i tij, ai tregon se “antitrupat aktivizohen në vendin e tumorit dhe ngjiten në objektivin e tyre duke u aktivizuar nga drita. Ju mund të nxisni antitrupat për të sulmuar qelizat e kancerit me dritë, qoftë në mënyrë direkte në lëkurë, në rastin e kancerit të lëkurës, ose duke përdorur drita të vogla LED që janë të vendosura aty ku tumori është brenda trupit.”

Lexo edhe :  Foshnjat e para në botë me ADN nga tre prindër lindin pa sëmundje të trashëguara

“Vetëm qelizat afër tumorit do të aktivizohen, qelizat e tjera nuk do të preken. Kështu, është e mundur të reduktohen efektet anësore për pacientët dhe të përmirësohet koha e veprimit të antitrupave kur janë të pranishëm në trup.”

Studiuesit theksojnë, se ky trajtim do të jetë efektiv për kancerin e lëkurës ose tumoret e ngurta, por jo për kanceret e gjakut si leucemia.

Nëse kërkimet e suksesshme vazhdojnë, shkencëtarët besojnë se brezi i ri i trajtimeve të kancerit mund të përdoret te pacientët brenda pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme.

Studimi përkatës, është i financuar nga Këshilli Kërkimor i Bioteknologjisë dhe Shkencave Biologjike të Mbretërisë së Bashkuar dhe Wellcome Trust, ky projekt është publikuar në Nature Chemical Biology.

Të fundit

Fatlumi Edi Rama! Nuk ka opozitë, kështu që po e bën vetë opozitën

Edi Rama është në kushte aq komode në pushtet, saqë ka shumë kohë që bën edhe rolin e opozitarit....

Universitetet shqiptare po kthehen në objekte relike, flasin shifrat!

Universitetet publike po mbledhin më pak para nga tarifat që studentët paguajnë. Kjo për shkak të pakësimit të numrit të këtyre të fundi. Nga...

“Tentoi grusht shteti në 2016”, Donald Trump kërkon arrestimin e Barack Obamës

Në një seri postimesh të realizuara në mbrëmje vonë në llogarinë e tij në Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur akuza të...

Probleme me sistemin IT, kompania ajrore amerikane ul në tokë të gjithë flotën e avionëve

Kompania ajrore amerikane Alaska Airlines njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve të saj, si dhe të atyre të degës së saj Horizon Air, për...

Meta: Gjykatësit nuk janë të paanshëm, janë nën përgjimin e punonjësve anonim të BKH

Ish-Presidenti Ilir Meta vlerëson se asnjë gjykatës në Shqipëri nuk mund të jetë i paanshëm, për shkak se sipas tij janë të survejuar dhe të përgjuar...

Lajme të tjera

Web TV