“Mision me risk”/ Peleshi pret efektivët e kthyer nga misioni i solidaritetit në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi priti në një takim, efektivët që u kthyen nga misioni i solidaritetit në zonat e shkatërruara nga tërmeti i 6 shkurtit në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë.

Në fjalën e tij, ministri shprehu mirënjohjen, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeverisë dhe popullit shqiptar, për punën e bërë nga pjesëtarët e ekipeve që u angazhuan në terren që në momentet e para, pas thirrjes së lëshuar për ndihmë nga autoritetet turke dhe Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.

Ndihmuan Turqinë pas tërmeteve tragjike/ Peleshi pret efektivët e

“Ne kemi treguar në histori, e treguam edhe këtë herë me gjestin tuaj se ne jemi pranë popujve të tjerë në ditë të vështira si ky rast. Unë dua tju falenderoj nga zemra në emër të ministrisë, qeverisë dhe popullit për përfaqësimin dinjitoz që i bëtë Shqipërisë në këtë mision me risk. Sikur qoftë edhe një jetë kemi mundur të shpëtojmë nuk ka të paguar”, u shpreh ai.

Peleshi tha se vlerësime maksimale për stafin shqiptar ka marrë nga pala turke.

Ndihmuan Turqinë pas tërmeteve tragjike/ Peleshi pret efektivët e

“Kemi qenë vendi i parë që reaguam dhe u ofruam në thirrjen e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile. Ishte një moment i rëndësishëm për ne, sepse ishte hera e parë pas anëtarësimit, ku ne u angazhuam për të dhënë kontribut dhe jo për të kërkuar mbështetje. E treguam përmes punës tuaj, sakrificës suaj. Treguam që jemi pjesë e rrjetit të partnerëve të aleancës së madhe, qoftë në NATO, qoftë në Mekanizmin Ervopian të Mbrojtjes Civile jemi edhe për të kontribuuar”, theksoi gjatë pritjes, Ministri i Mbrojtjes.

Ndihmuan Turqinë pas tërmeteve tragjike/ Peleshi pret efektivët e

Ndihmuan Turqinë pas tërmeteve tragjike/ Peleshi pret efektivët e

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV