“Roma Cares”, shpërndan artikuj për dy shkolla/ Veliaj: Ne dimë të mbajmë fjalën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqata “Roma Cares”, pjesë e ekipit të njohur të futbollit italian Roma, shpërndau uniforma, topa, këpucë e shumë artikuj të tjerë për dy shkollat 9-Vjeçare “Hasan Prishtina” e “Vasil Shanto” në kryeqytet, në prani të Ambasadorit të Italisë, Fabrizio Bucci, dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku falenderoi përfaqësuesit e Roma Cares dhe riktheu në vëmendje investimet e bashkisë për aktivitetet sportive, sidomos për fëmijët.

“Gjëja që na bashkon të gjithëve këtu është se dimë të mbajmë fjalën. Para ca vitesh, në këtë fushë ku jemi sot do të ndërtohej një pallat. Atëherë dhashë fjalën se fusha do i kthehej Laprakës, çunave dhe gocave që stërviten këtu, do ta ketë qyteti i Tiranës. Na duhen më shumë hapësira për të bërë sa më shumë fusha të tilla. Duke e mbajtur fjalen, e kam shumë kollaj të vij në Laprakë. Asgjë nuk është perfekte, gjithnjë ka vërejtje, por kur e ke e mbajtur fjalen, e ke shumë kollaj të kthehesh te vendi i fjalës së mbajtur”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Për sportistët e vegjël Veliaj tha se “secili duhet të na japë fjalën që do të vazhdojë të jetë sportist i mirë. Do të jetë nxënës i mirë dhe mbi të gjitha do të jetë një super çun dhe gocë për Tiranën. Po të kemi çuna dhe goca siç jeni ju që janë super në sport, super në klasë, super në familje dhe komunitete, atëherë Tirana do e mbylli vitin jo vetëm më shëndetshëm nga ana fizike, por edhe si një shoqëri që e mban fjalën, që kujdeset për njëri-tjetrin dhe që respekton njëri tjetrin e na bën të gjithëve krenarë”.

Lexo edhe :  Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci tha: “Faleminderit të gjithëve, faleminderit për ftesën, faleminderit Erion, të gjithë miqve të Bashkisë së Tiranës. Ky është një premtim i mbajtur, pasi vitin e kaluar, kur Françesko dhe ekipi i AS Roma që ishin këtu, premtuan që do vinin përsëri dhe që bashkëpunimi mes Shoqatës Sportive dhe Bashkisë së Tiranës do të shtrihej më tej”.

Përfaqësuesi i Roma Carës, Francesco Pastorella tha se Tirana ka hyrë në zemrën e tyre, që kur u zhvillua finalja e Conference League Roma Vs. Feyenoord, e cila përfundoi me fitoren e ekipit të Romës. “Jam vërtet i lumtur që jam rikthyer në Tiranë. Tirana ka hyrë në zemrën tonë, qoftë për faktin që është shumë e rëndësishme për ne, por edhe për faktin se para pak kohësh, gjatë zhvillimit të ndeshjes, patëm mundësi të njihnim njerëz shumë të mirë; fëmijë të mrekullueshëm; njohëm pasionin tuaj; njohëm qeverisjen e mirë të kryebashkiakut, i cili na shpjegoi mënyrën se si punon”, tha ai.

Të fundit

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të...

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për...

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Lajme të tjera

Web TV