“Jemi ende gjallë, një Dom Perignon nga Visi”/ Hoxha tjetër mesazh për fatin e Martinajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fati i Ervis Martinajt mbetet ende një telenovelë të cilës edhe kur duket se i vjen fundi, në skenë futen gjithmonë personazhe të rinj.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili ishte ndër të parët që dha lajmin për zhdukjen e Martinajt, si dhe mundësinë që ai të jetë vrarë nga kundërshtarët e tij, ka ardhur me një tjetër mesazh, vetëm pak ditë pasi në media doli një tjetër lajm se celulari i Martinajt kishte pulsuar jashtë Shqipërisë.

Në postimin e radhës Hoxha tregon bisedën që kishte patur me një nga tipat e “vrarë” në Bolivi pak ditë më parë për disa media në Shqipëri, por që në fund rezultoi e pavërtetë.

Sipas Hoxhës- për të bindur mikun e tij se ishin ende gjallë- i thotë se nëse do të ishte e kundërta dhe do të ishin në parajsë, mbase në tavolinë mund tu shërbente vetë Shën Pjetri me një Dom Perignon të porositur nga Visi.

Postimi i Hoxhës:

Sapo piva kafe me nje tip, të cilin e kishin vrare para 5 ditesh në La Paz të Bolivise dhe para 2 ditesh në Frankfurt të Gjermanise. 

Mos e merr kaq seriozisht i thashe.

Sipas rrjetit, mua me kane vrare prej 4 muajsh dhe praktikisht do te ishim dy fantazma tani…

Puna eshte se kamarieri, sapo na solli faturen per te paguar kafet.

Në te kundert, do te ishte Shen Pjetri, duke na  qirasur me nje shishe Dom Perignon nga Visi…

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV