“Nuk mund të bëj diçka më të turpshme se kjo”/ Banori i BBV kërkon të lërë shtëpinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmja e djeshme ka qenë paksa e tensionuar për banorët e “Big Brother VIP2”.

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka pasur debate të shumta, ku njëri kishte si protagonist Luiz Ejllin dhe Valbona Memën.

Gjithçka nisi kur këngëtarja e njohur votoi Olta Gixharin si lidere të shtëpisë.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Luizi, i cili vazhdimisht e ka pyetur se pse bëri këtë zgjedhje, duke e ditur se lideri kishte një avantazh në lojë më pas.

E papritur! “Nuk mund të bëj diçka më të

Si pasojë, Valbona nuk është ndjerë aspak mirë dhe i ka thënë këngëtarit se ‘është personi i fundit që mund të godisja në këtë shtëpi’.

Nga ana tjetër, Ejlli e këshilloi Valbonën se duhej të thoshte “votova se kështu ma dha truri”, e kështu tregon se nuk është me Luizin dhe Oltën.

Duke parë Valbonën duke qarë dhe askush nuk ka reaguar, Tan Brahimi nuk është ndjerë mirë, e si pasojë mori vendimin që të dilte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Nuk bëj burrëri, thjesht mendoj nuk mund të bëj gjë më të turpshme se ajo që bëra. Kaq. Duhej me reaguar, me thënë mbylleni këtë muhabet, e sqaroni në vete. Nuk u mbyll se qau ajo. Ne duke e parë duke qarë, ti duke e pyetur”, tha aktori i humorit.

 

Të fundit

BE në mbështetje të tranzicionit të gjelbër në Shqipëri, zbulohet plani

Një shishe qelqi, materiale të ndërtimit të hedhura apo edhe mbetje të ndryshme bujqësore mund të konsiderohen nga shumë...

‘Shqipëria Bëhet’: Ngjarja në Vlorë tregon se duhet reformë në polici

Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar nga efektivi i Policisë së Dibrës, Ardian Isufi, ndaj një kamerieri 18-vjeçar në një...

Si ndikoi universiteti britanik në rritjen e racizmit (investigim)

Universiteti i Edinburgut, një nga institucionet më të vjetra dhe më prestigjioze të arsimit në Mbretërinë e Bashkuar, ka pasur një rol “joproporcional” në...

Sarandë, 20-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur pa shenja jete në banesën ku qëndronte për pushime në qytetin bregdetar të Sarandës. Ngjarja sipas policisë...

NASA publikon hartën: Mesdheu po digjet nga zjarret

Mesdheu po përjeton një prej verave më të nxehta dhe më shkatërrimtare të viteve të fundit, ndërsa qindra vatra zjarri janë regjistruar përgjatë gjithë...

Lajme të tjera

Web TV