Emri/ Identifikohet shqiptari që u vra aksidentalisht në Athinë, ishte hidraulik…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptari që u vra aksidentalisht gjatë një sherri me armë zjarri në Greqi është identifikuar.

37-vjeçari quhet Sandri dhe sipas informacioneve është me profesion hidraulik. Kujtojmë se ai mbeti i vdekur pas një sherri banal në lagjen Nea Jonia të Athinës.

Sipas policisë greke, gjithçka nisi pas një konflikti rreth orës 23:40, që disa klientë shqiptarë patën mes njëri-tjetrit në ambientet e një lokali.

Shumë shpejt sherri degjeneroi në përplasje fizike, e në vazhdim njëri prej tyre nxori një pistoletë që mbante me vete dhe qëlloi me armë ndaj grupit kundërshtar.

Plumbat plagosën një prej klientëve që ndodhej në lokal, i cili nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Ai u dërgua në spitalin KAT me plagë në gjoks dhe shpatull, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Policia e cila mbërriti në vend ngjarje brenda pak minutash, tha se autorët mundën të largoheshin me një automjet të markës “Mercedes”, por nuk u bë i mundur ndalimi i tyre.

Në vend u gjetën shtatë gëzhoja dhe një plumb të deformuar, të cilat u dërguan për ekzaminim. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, por dyshohet për larje hesapesh mes bandave.

“Dola jashtë, ishte kaos, e pashë të plagosurin të rënë. Një makinë është larguar me shpejtësi dhe i kanë bërtitur shoferit “ik, ik””, tha për mediat greke një banor i zonës.

Të fundit

Dhia futet mes çiklistëve në Etapën e Tretë të ‘Giro d’Italia’ në Vlorë

Etapa e Tretë e 'Giro d'Italia' ka filluar në Vlorë. Kjo është etapa e fundit në Shqipëri për garën...

Ervin Salianji mbjell flokët në burg (FOTO)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shfaqur së fundmi me pamje të re, ku vërehet qartë se ka kryer një mbjellje flokësh ndërsa...

Me kapele në kokë, dhëndëri i Berishës del nga ‘arresti shtëpiak’ për të votuar

Dhëndri i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është paraqitur sot në një prej qendrave të votimit në kryeqytet. Malltezi është në masën...

Nipërit e Luan Tollozhinës dhunojnë djalin dhe bashkëshorten e komisionerit të PS-së

“Saga” e dhunës nga eksponenti i PD në Pogradec vazhdon. Pasi dhunoi në qendrën e votimit komisionerin Enton Gega, nipërit e eksponentit të arrestuar,...

Berisha është gjithmonë “regjisori” i dhunës në politikën shqiptare

Analistja Brizida Gjikondi, komentoi daljen e Sali Berishës në deklaratë për mediat. Ajo theksoi se kryedemokrati është “regjisori” i dhunës në politikën shqiptare. “Berisha është dërguesi...

Lajme të tjera

Web TV