Enkelejd Alibeaj: Më 3 mars flet ligji, vula dhe sigla na takon ne!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

10 ditë para se Apeli të caktojë kujt i përket vula e PD, Enkelejd Alibeajt i bënë thirrje Sali Berishës ta njohë vendimin.

“Më 3 mars flet ligji dhe ne jemi t bindur se kujt i përket e drejta e vulës dhe siglës. Unë palës tjetër i them që të respektojë vendimin dhe këtë gjë do bëj edhe unë”, tha Alibeaj.

Berisha i mbylli dyert e pjesëmarrjes në revolucionin që thotë se ka nisur, por Enkelejd Alibeaj, e sheh të pamundur largimin e Edi Ramës me protestat e ish kryeministrit.

“Revolucioni i vërtetë nuk orkestrohet nga lart, besimi duhet të lindë nga njerëzit, duket të ndodhë në mendjen e cdo shqiptari, pa dallim orientimi, të majtë apo të djathtë. Njerëzit mblidhen në mënyrë spontane, jo me orkestrim politik që nuk sjell asnjë gjë të re. Edi rama nuk Ikën po i the ik”, vijoi ai.

Demokratët e kampit të Berishës, i sfidon edhe për betejën që po bëjnë mes zhurmës dhe bllokimit të foltores në parlament.

“Kush nga palët në parlament që bëjnë zhurmë të madhe guxon të përmend një oligark? Ata që i presin në paradhomë, që ulen me ta? Kush e ka bërë luftën kundër inceneratorëve, kush e ka bërë luftën kundër invvestitorëve strategjikë, hapjen e dosjeve e akuzohemi edhe sit ë shitur, ne jemi të shitur? Kjo kërkon kurajo të fortë”, tha drejtuesi i PD.

Sali Berishën e shigjeton edhe për luftën ndaj ambasadorëve në Tiranë duke thënë se PD nuk mund të shndërrohet në një forcë armike me perëndimin

“Nuk mund të jetë PD, me tytat drejtuar nga perëndimi. Kemi detyrime të mëdhaja ndaj perëndimit, nuk mund ta asgjësojmë, nuk mund ta iluminojmë”, tha ndër të tjetra Enkelejd Alibeaj.

Lexo edhe :  Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha paraqitet sot në SPAK

Duke u ndalur në zgjedhjet lokale, Enkelejd Alibeaj që përfaqëson pasuesit e Lulzim Bashës thotë se kandidat, do të nxjerrë edhe përballë Erion Veliajt e Belind Këlliçit në Tiranë…Deri më tani me nxjerrjen e kandidatëve, Alibeaj ka zyrtarizuar ndarjen nga  Berisha në më shumë se 10 bashki, mes të cilave Lezhë, Krujë e Korçë.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV