Koronavirusi shqetëson burrin 111-vjeçar: I laj duart me sapun shumë shpesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njeriu më i vjetër në botë sot pranoi se është shumë i shqetësuar për koronavirusin, por ai theksoi se ky virus nuk është më i keq sa gripi spanjoll në vitin 1918.

Bob Weighton, 111 vjeç, nga Alton, Hants, tha se ai ka jetuar ‘mjaft kohë’ por është më shumë i shqetësuar për të afërmit e tij që mund të marrin Covid-19. Z. Weighton është kujdesur më shumë për pastërtinë dhe higjenën që nga shpërthimi i koronavirusit vdekjeprurës.

Z. Weighton, i cili jeton në një banesë në Alton, lindi në 29 Mars në 1908 dhe ka përjetuar shpërthimin e gripit spanjoll, Luftërat Botërore, ngritjen dhe rënien e Bashkimit Sovjetik.

Ai tha: “Jam shumë i shqetësuar për koronavirusin – të gjithë duhet të jenë.

Z. Weighton ka jetuar gjatë mbretërimit të pesë monarkëve dhe ka parë 26 kryeministra të vijnë në pushtet.

Ai e kishte ndarë titullin e burrit më të vjetër të Britanisë me Alf Smithin, nga Perthshire, pasi të dy ata kishin lindur në të njëjtën ditë, por Z. Smith vdiq vitin e kaluar.

Kështu Z. Weighton u bë njeriu më i vjetër në botë dy javë më parë pas vdekjes së Chitetsu WWatanabe, burrit nga Japonia, në moshën 112 vjeçare./Fjala.al/Burimi:Mirror

Të fundit

Prapaskena e videos virale në koncertin e Coldplay

CEO i Privateer Rum, Andrew Cabot, ndodhej në një udhëtim pune kur gruaja e tij, Kristin Cabot, u kap...

Sherri Shabani-Lapaj, Mërtiri: Përçarja nuk do të thotë se s’ka ideale.

Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ përçarjen brenda lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ mes Lapajt dhe Shabanit. Mërtiri tha se debatet brenda kësaj partie vijnë...

E vërteta që rrodhi: WikiLeaks dhe dosja e fshehtë e Afganistanit

Më 25 korrik 2010, bota zuri frymën. WikiLeaks, platforma e themeluar nga Julian Assange, publikoi më shumë se 75 mijë dokumente sekrete ushtarake që...

Alarm në Itali nga virusi i Nilit Perëndimor, 32 raste dhe dy të vdekur

Italia ka konfirmuar 32 raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor dhe dy viktima që nga fillimi i vitit 2025, në një kohë...

Spahiu: Rithemelimi i PD është i vetmi në histori që nuk u rikthye asnjë themelues

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në rithemelimin e PD nuk u rikthye asnjë themelues i kësaj partie. Teksa u ndal tek zgjedhjet e 11 majit, ai...

Lajme të tjera

Web TV