Bledi Mane reagon për herë të parë pas daljes nga BBV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Bledi Mane është kthyer në njeriun më të përfolur, që pas vendimit që mori një natë më parë në ‘Big Brother VIP Albania’.

Ai ishte në nominim të vështirë me Luizin dhe Kiarën, por vendosi të dalë nga shtëpia, pa dëgjuar vendimin e publikut me arsyetimin se nuk dëshiron të ndajë çiftin.

Sot, ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku falenderon mbështetësit, por edhe kritikët ndaj tij.

“FALEMINDERIT, gjithkujt pa përjashtim që nga përkrahësi më i zjarrtë e deri te kritiku më i thekur në rrugëtimin tim të shkurtër por mbresëlënës në Big Brother Vip Albania!” 

Ndërkohë sot nga shtëpia e ‘Big Brother’, u largua edhe Valbona Mema, për shkak se ka një familjar të shtruar në spital. Pas leximit të zarfit, Valbona la shtëpinë dhe u takua vetëm me Oltën dhe Luizin. Banorëve u erdhi keq nga largimi i Valbonës dhe i thanë asaj se do takohen jashtë.

 

Të fundit

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin...

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Lajme të tjera

Web TV