“Qetësohuni o djema”/ Falët e fundit të shqiptarit që u vra aksidentalisht në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vendlindjen e tij, në Shqipëri, të afërmit dhe miqtë e viktimës do t’i japin lamtumirën e fundit të ndjerit, 39-vjeçarit Pëllumb Islami, nesër në mesditë.

Trupi i 39-vjeçarit u identifikua mëngjesin e djeshëm nga vëllai i tij, i cili nuk mund ta besonte se një plumb qorr i mori jetën të vëllait.

Në të njëjtën kohë, e dashura e tij tregoi minutat e fundit të të riut shqiptar.

“Ajo që zbuluam ishte se po nxitonte të dilte jashtë për të shpëtuar sapo dëgjoi të shtënat. Ai ndoshta e kuptoi se çfarë ndodhi dhe vrapoi të largohej por nuk ia doli.

Më herët fliste me kamarieret dhe i pyeste se kush ishin sepse nuk i njihte. Kur e dëgjoi zënkën e tyre, bërtiti ‘qetësohuni djema, qetësohuni’,”-tregoi ajo.

Ndërkohë që e përshkruante të riun shqiptar si një njeri që nuk kishte asnjë ngatërresë me njerëz si ata të përfshirë në përleshjen që i mori jetën.

“Ai nuk njihte asnjë prej tyre. Nuk kishte lidhje me ta. As në lokal nuk shkonte. Nuk e di nëse ndonjëherë shkonte për të parë ndeshje si të martën. Ishte punëtor dhe i qetë,”-shtoi ajo.

Ndërkohë që ajo bashkë me vëllezërit e motrat e 39-vjeçarit po përgatiten ta shoqërojnë nesër në banesën e fundit, në vendlindje.

Të fundit

Vrau gruan shqiptare në sy të 4 fëmijëve,, momenti kur 40-vjeçari mbërrin në gjykatë

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci që vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u paraqit paraditen e...

“Duam rrugë”, banorët e disa fshatrave të Selenicës ngrihen në protestë

Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj të diele në një protestë...

4 gusht 1991: Ukraina shpall pavarësinë e nga Bashkimi Sovjetik

Më 24 gusht 1991, në valën e ndryshimeve të mëdha politike që tronditën Evropën Lindore dhe të nxitur nga dështimi i grushtit të shtetit...

Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nga Kreshnik Spahiu Piloti i avionit njoftoi uljen drejt aeroportit të Tiranës dhe të gjithë pasagjerët lidhën rripat e sigurimit. Ishte një ditë me diell...

Festë mes bombave! Kharkiv sfidon Putinin: Ik nga Ukraina!

Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus, tre vjet e gjysmë më parë, bashkia vendosi të rindezë ndriçimin publik dhe dekorimet...

Lajme të tjera

Web TV