Koronavirusi/ Elbasani anulon Ditën e Verës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivitetet për Ditën e Verës nuk do të zhvillohen në qytetin e Elbasanit edhe pse mbahet si qyteti simbol i kësaj feste.

Bashkia e Elbasanit ka anuluar aktivitet e planifikuara me rastin e kësaj feste si pasojë e masave të marra ndaj koronavirusit.

Sipas Bashkisë, kjo masë merret për të evituar grumbullimet në mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit. Po ashtu, njoftohet se nga nesër nis dezinfektimi i të gjitha ambienteve të institucioneve arsimore, në mënyrë që ato të jenë të gatshme për rifillimin e procesit arsimor.

Njoftimi i Bashkisë së Elbasanit: Bazuar në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë nr. 135, datë 09.03.2020 të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike do të mbyllen për një periudhë dy javore për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Po ashtu janë pezulluar deri në 3 Prill të gjitha aktivitetet kulturore e sportive. Nisur nga kjo situatë, Bashkia e Elbasanit njofton pezullimin e të gjithë aktiviteteve me rastin e Ditës së Verës.

Për të evituar grumbullimet dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, festimet do të pezullohen, por elbasanasit do ta festojnë festën e tyre tradicionale pranë familjeve. Në kuadër të masave të mëtejshme mbrojtëse, Bashkia e Elbasanit bën me dije se nga nesër nis dezinfektimi i të gjitha ambienteve të institucioneve arsimore, në mënyrë që ato të jenë të gatshme për rifillimin e procesit arsimor.

Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë do të nisë menjëherë dezinfektimi i kontejnerëve të mbeturinave në qytet e fshat.

Po ashtu, do të qëndrojnë të mbyllura deri në datë 3 Prill, Qendra Kulturore e fëmijëve, Teatri “Skampa” dhe Qendra Komunitare rome.

Bashkia e Elbasanit garanton qytetarët për cilësinë e ujit të pijshëm. Uji i pijshëm garanton të gjitha standardet për konsum, janë marrë të gjitha masat për cilësinë e tij. Analizat e ujit të pijshëm janë të përditshme dhe të çertifikuara.

Bashkia e Elbasanit do të ketë komunikime të vazhdueshme me qytetarët për çdo masë të marrë në vijimësi, përmes rrjeteve sociale, faqes zyrtare dhe mediave lokale.

Bashkia e Elbasanit do të krijojë lehtësira për punonjësit e saj që kanë fëmijë të vegjël për t’u kujdesur.

Të dashur qytetarë, kjo nuk është situatë për panik, por një situatë për t’u kujdesur më shumë për shëndetin dhe higjienën personale.

MOS NEGLIZHONI këshillat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Për çdo simptomë, të ngjashme me ato të coronavirus TELEFONONI NR.127.

Në vendin tonë janë konfirmuar zyrtarisht dy rastet e para me koronavirus, ndërsa është dhënë urdhër për mbylljen e të gjitha shkollave deri më 23 mars, si dhe janë pezulluar deri në 3 prill të gjitha aktivitetet kulturore e sportive.

Të fundit

28 gusht 1521: Osmanët zgjerohen në Evropë, Sulejmani i Madhërishëm merr Beogradin

Në fillim të shekullit XVI, Perandoria Osmane ishte në një fazë të fuqishme të zgjerimit territorial. Nën udhëheqjen e...

Horoskopi ditor, 28 Gusht 2025

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush nuk do ece aspak si...

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë mundëson komunikimin e qytetit me...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

Lajme të tjera

Web TV