Tronditëse/ Xhaxhai përdhunon mbesat e tij të mitura, i ‘joshte’ me çokollata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rast i rëndë i abuzimit seksual është zbuluar në Greqi.

Mediat greke raportojnë se një 53-vjeçar është dënuar me 37 vjet burg pasi pranoi se ka abuzuar seksualisht me mbesat e tij të mitura prej vitesh.

Ai i “joshte” vajzat e vëllezërve të tij me dhurata, çokollata si dhe i lejonte të luanin me celularin e tij. Sipas aktakuzës, veprat janë kryer në periudhat 2009-2013, por denoncimi është bërë vite më vonë. Prindërit e vajzave kanë zbuluar rastin e rëndë pasi kishin parë një video të regjistruar nga 53 vjeçari. Viktimat (të lindurat në vitet 2003, 2004 dhe 2006) kalonin kohë në shtëpinë e gjyshërve të tyre, ku jetonte dhe xhaxhi i tyre.

Ai dukej njeri i mirë dhe i qetë, por në realitet ishte një përbindësh”, ka thënë njëri nga vëllezërit e tij.

“Ne drejtonim një tavernë dhe ishim në punë gjithë ditën. I linim fëmijët me gjyshërit, kryesisht në fundjavë. Aty banonte edhe vëllai tjetër. Ne nuk menduam se vëllai ynë ishte një përbindësh. Para se të shkonim te prokurori, shkuam te një psikiatër. Ai na tha se ishte një parametër i sëmundjes së tij (vuante nga psikoza alkoolike). Dyshova se doktori ishte mashtrues por nuk shkuam te prokurori për të mos i nënshtruar fëmijët në një gjyq të ri. Kaluan vite. Pashë që fëmija ime nuk ishte në gjendje të mirë. Kur e pyet me tregoi, më tha se ‘është djall me dy fytyra”, tha njëri prej baballarëve duke rrëfyer historinë e fëmijës së tij.

Gjatë paraqitjes në gjykatë, i pandehuri pranoi krimet dhe kërkoi falje. Në kërkim të faljes, ai ka rrëfyer veprimet e tij, duke u kërkuar falje vëllezërve dhe motrave, ndërsa është shprehur se është penduar për veprimet e tij.

Lexo edhe :  Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën

Më vjen keq, kërkoj falje. Videot i mbaja në celular. I kisha treguar disa foto një kolegu me të cilin punonim në taksi. Në atë kohë shkoja te psikiatri. Kam menduar për atë që kam bërë dhe jam penduar. Më vinte turp të thërrisja vëllezërit e mi dhe mbesat dhe nipërit e mi për të kërkuar falje. Pas vitit 2013 nuk kam asnjë lidhje me të miturit. E kam bërë për herë të parë në vitin 2009, në moshën 40-vjeçare ”, tha 53-vjeçari.

Nuk dihet për fatin e vajzave të mitura pas tmerrit të përjetuar nga abuzimi seksual i xhaxhait të tyre.

 

Të fundit

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të...

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës bankare për shpenzime nga Monika...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Lajme të tjera

Web TV