Vrasja e Erion Pelivanit nga kunati i tij, Fatmir Tarellarit, pas dëshmisë së të bijës se 33-vjeçari e kishte përdhunuar dhe shantazhuar për 9 vite me radhë, ka shkaktuar një tronditje të fortë në familjen e të dyja palëve.
Ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të Hapur”, drejtuar nga Evis Ahmeti, është transmetuar një intervistë e vëllait të autorit.
Ai ka treguar se pas ngjarjes ka folur me mbesat e tij, por jo 18-vjeçaren, e cila dyshohet se është abuzuar nga vëllai i njerkës së saj.
Sipas xhaxhait vajzat janë në gjendje të rënduar emocionale.
“Ne kemi folur para tre ditësh me vëllanë. Gjendja ishte e mirë, nuk më tha ndonjë gjë. Për lajmin na morën në telefon nga Greqia. Unë nuk e besoja. Nuk e di! Nuk kam qenë atje, kam qenë në Shqipëri. Vajzat janë të trija në Greqi dhe jetojnë me babanë. Kjo ishte e vogla…
Nuk kemi pasur kontakte pas ngjarjes, me mbesat fola. Vajzat qajnë, na mori lumi thonë… s’dinë çfarë të bëjnë.
Vajza është 18 vjeç, nuk kam fol me te por me dy vajzat e mëdha. Vajza po rri në shtëpinë e saj që ka me qira. Mbesat kur fola ma thanë pak a shumë se çfarë kishte ndodhur. E vërteta nuk dihet”, ka deklaruar./e.t