Tottenham fundos Chelsean dhe i thellon krizën, nuk ka shpëtim për Graham Potter

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tottenham fiton derbin ndaj Chelsea-t, me “Blutë” e Londrës që janë në krizë totale rezultatesh ndërsa për pesë jave me radhë nuk dinë të fitojë në kampionat.

“Spurs” triumfuan me rezultatin 2-0, në një takim që ishte shumë i luftuar nga të dyja anët.

Pjesa e parë foli më shumë për ekipin e Potter, por pa mundur të gjenin rrugë drejt rrjetës duke bërë që ky franksion të mbyllej pa gola.

Gjithçka ndryshoi në sekondat e para të pjesës së dytë, me Oliver Skipp që zhbllokoi sfidën në minutën e 46’ dhe njëkohësisht realizoi edhe golin e tij të parë në Premier League.

Sfida vijoi me këtë rezultat deri në minutën e 82’, kur pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Heung-Min Son, Dier asiton Harry Kane, me këtë të fundit që e dërgon topin me lehtësi në rrjetë, duke dyfishuar avantazhin dhe njëkohësisht duke vulosur rezultatin e derbit.

Pas takimit të raundit të 25-të të Premier League, Tottenham renditet në vend të katërt me 45 pikë, teksa Chelsea vuan në vend të 10-të me 31 pikë.

Të fundit

Qielli shqiptar është kthyer në rrugën e re të ekonomisë

Shqipëria, vendi i detit dhe maleve, po ndryshon lojën. Qielli mbi ne është kthyer në rrugën e re të...

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka vendosur të ndalojë përkohësisht importin e deleve dhe dhive të gjalla nga Maqedonia e Veriut, pas...

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

Eksportet janë pezulluar, por nuk dihet se sa dhe çfarë është eksportuar. Ky konstatim i referohet vendimit të shpallur dy ditë më parë nga...

Florida, 29-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë muajit të mjaltit

Muaji i mjaltit i një burri 29-vjeçar nga Kolorado përfundoi tragjikisht kur u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej në plazhin New Smyrna në Florida. Jake...

Real Madrid ngel me gisht në gojë, “Kroos 2.0” preferon një skuadër tjetër

Angelo Stiller ka më shumë gjasa të transferohet te Bayern sesa te Real Madrid. Edhe pse klubi madrilen e konsideron si pasuesin e Toni...

Lajme të tjera

Web TV